Jo më një bebe, shikoni se sa është rritur vajza e Arbenita Ismajlit dhe Feros!

vovalbania October 18, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Jo më një bebe, shikoni se sa është rritur vajza e Arbenita Ismajlit dhe Feros!

Modelja bukuroshe Arbenita Ismajli, njëkohësisht partnerja e reperit të njohur shqiptar, Fero së fundmi ka vendosur të angazhohet me një biznes të sajin përpos modelimit. Bukuroshja nuk i është larguar pasionit të saj duke hapur kështu agjencinë e saj të rekrutimit të modeleve. Ajo gjithashtu nuk qëndron kurrë larg rrjeteve sociale dhe i mban shpesh ndjekësit të informuar mbi jetën e saj si profesionale ashtu dhe atë personale.

Së fundmi Arbenita na ka treguar se po shijon pushimet në Turqi së bashku me partnerin e saj të zemrës, reperin e njohur, Fero dhe vajzën e tyre, Nina. Mes disa momenteve që modelja ka postuar në Instastory, ajo çfarë ka marrë më shumë vëmendje ka qenë vajza e tyre dhe se sa shumë është rritur ajo.  Arbenita ka postuar një foto të saj duke konsumuar fruta dhe na tregon se sa shumë ajo i dashuron ato.

Para pak ditësh Arbenita ka postuar një foto ku duket me të vërtetë mahnitëse e veshur me një fustan madhështor. Mirëpo ajo çfarë bie në sy është mbishkrimi me të cilin bukuroshja ka shoqëruar foton. Duke lënë modestinë pas, modelja e ka krahasuar veten me ikonën e bukurisë, Monica Bellucci.

Në modeling, Arbenita na ka treguar shpesh se angazhohet shpesh me projekte të reja, por duket se më i fundit është një sukses i vërtetë. Me anë të një Instastory të ripostuar nga një faqe e cila na tregon se modelja është pjesë si modele e një fushate që është pjesë e Netflix në një nga serialet e make up-it. Epo, të shohim një bukuroshe tonën në një platformë kaq gjigante është një krenari e madhe.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48497 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE