Në një romancë me Brad Pitt thatë ju?! Emily Ratajkowski shfaqet duke u puthur me një burrë misterioz!

vovalbania October 18, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Në një romancë me Brad Pitt thatë ju?! Emily Ratajkowski shfaqet duke u puthur me një burrë misterioz!

Supermodelja Emily Ratajkowski mes thashethemeve se është duke shijuar romancën me yllin hollivudian Brad Pitt, ka habitur teksa është shfaqur duke u puthur me një tjetër burrë misterioz në New York. Fotot e marra nga Daily Mail tregojnë Ratajkowskin dhe shoqëruesin e saj duke bërë një shëtitje. Pasi shkëmbyen disa puthje, dyshja hipën me motoçikletë duke shijuar një xhiro me njëri-tjetrin.

Vetëm një muaj më parë, Ratajkowski bëri kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj, Sebastian Bear-McClard, me të cilin ka një djalë 1-vjeçar, Sylvester Apollo Bear. Prej disa kohësh po përflitet se Emily është në një romancë me Pitt. Gjithë këto kohë bukuroshja ka qëndruar e heshtur por së fundmi ka zgjedhur t’i japë fund spekulimeve duke deklaruar se është një mami single dhe e lumtur.

Ndërkaq, Emily u shpreh se:

Unë jam beqare për herë të parë në jetën time dhe ndihem sikur po shijoj lirinë për të mos qenë super e shqetësuar për mënyrën se si po perceptohem.

Por, Emily nuk e përmendi aspak emrin e Pitt duke lënë përsëri fansat në kureshtje se çfarë realisht po ndodh mes dyshes. Supermodelja rikujtojmë se së fundmi ndau në TikTok së fundmi përgjigjen e saj ndaj një audioje që dëgjohej të pyeste: “Nëse identifikoheni si biseksual, a keni një divan prej kadifeje të gjelbër?” Ratajkowski u përgjigj thjesht duke e kthyer kamerën nga vetja teksa ishte ulur në një divan të gjelbër prej kadifeje në shtëpinë e saj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47882 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE