Ambasadorja Kim në GJKKO: Shqiptarët nuk duan kthim të gjykatave te mënyrat e vjetra!

vovalbania October 19, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ambasadorja Kim në GJKKO: Shqiptarët nuk duan kthim të gjykatave te mënyrat e vjetra!

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim, sot vizitoi mjediset e GJKKO-së, Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë dhe u takua me gjyqtarët e këtij institucioni. Detaje nga ky takim bëhen të ditura nga selia diplomatike e Uashingtonit në Tiranë, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Kim i përgëzoi gjyqtarët për punën e palodhur dhe përkushtimin e tyre, veçanërisht ndërsa Gjykata nuk është plotësuar ende me 16 gjyqtarët e nevojshëm dhe ka një numër gjithnjë e më në rritje të çështjeve.

Diplomatja amerikane u tha gjyqtarëve: Vendimet tuaja kanë rritur besimin e publikut tek institucionet e drejtësisë, u mundësuan partnerëve ndërkombëtarë që të fillojnë sërish t’u besojnë homologëve shqiptarë dhe më e rëndësishmja, u thanë njerëzve të këqinj se ligji po funksionon.

Shqipëria nuk ka parë kurrë që zyrtarë të tillë të lartë të shpallen fajtorë me vendime përfundimtare. Kjo është një kohë kritike për reformën në drejtësi. Kriminelët po e ndjejnë presionin.

Sipas ambasadores Kim, kjo do të thotë se përpjekjet e tyre do të jenë edhe më intensive dhe duhet të rezistojnë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe populli shqiptar nuk duan që gjykata të kthehet në mënyrat e vjetra. Le të sigurohemi që ato kohë të mbeten në të kaluarën, njëherë e përgjithmonë!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45338 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE