Kryeministri Rama në Gjirokastër: Do rrisim pagën minimale!

vovalbania October 19, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kryeministri Rama në Gjirokastër: Do rrisim pagën minimale!

Në një takim me operatorë turistikë dhe të hotelerisë në qytetin e Gjirokastrës, kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “ky do të jetë dimri më i vështirë pas Luftës së Dytë Botërore për Evropën dhe për ne”. Rama shprehu zotimin për të mos lejuar që kriza energjetike të reflektohet në faturat e qytetarëve.

Kjo nuk është situatë rozë, është një situatë shumë shqetësuese sepse bota, bashkë me botën dhe Evropa, bashkë me Evropën, Shqipëria, bashkë me Shqipërinë, Gjirokastra e bashkë me Gjirokastrën edhe fshati më i largët i zonës, kanë hyrë në një epokë të re kërcënimesh. Në një epokë të re rreziku që vjen nga përshkallëzimi i një konflikti, i cili ka degraduar deri në një pikë që ne të gjithë nuk jemi të vetëdijshëm, se jetojmë shumë me shpejtësinë e lajmeve, jetojmë shumë me llafe-llafe-llafe, me imazhe-imazhe-imazhe nëpër telefona, nëpër televizorë, nëpër kanale, nëpër portale.

Ju vazhdoni të funksiononi me çmimet e paraluftës. Ndërkohë në faturën tuaj, ajo që nuk duket është ajo që paguan buxheti, paguan arka e përbashkët e shtetit. Sepse ne besojmë shumë fort që qeveria është këtu për t’u bërë mburojë dhe për të mos lejuar që kriza energjetike që i ka çuar çmimet në stratosferë të shfaqet në faturën e energjisë elektrike, qoftë të familjeve, qoftë edhe të bizneseve të vogla.

Tani, jemi duke parë nëse do të krijohet përsëri një mundësi që mos të vendoset fasha në muajin nëntor. Për t’u krijuar kjo mundësi duhet nga një anë të kemi reshje dhe nga ana tjetër përveç reshjeve, duhet kursim.

Më tej, kryeministri paralajmëroi avancimin e politikës për rritjen e pagave minimale në 40 mijë lekë, por edhe pagat e tjera deri në fund të mandatit.

Ne në programin tonë qeverisës e kishim rritjen e pagës minimale në 40 mijë lekë brenda mandatit. Por, duhet ta arrijmë më shpejt, është e domosdoshme. Duhet të rrisim edhe më shumë pagat e gjithë punonjësve e shërbëtorëve të shtetit. Ndaj dhe ne nuk kemi bërë paketë të përkohshme për një rritje të qëndrueshme. Dhe në buxhetin e 2023-shit do të vendosim një financim të veçantë për të përballuar këtë situatë, për të vijuar rritjen e pagave. Do të kemi buxhetin dyfish të 2013-ës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45422 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE