Ambasadorja Kim: Mbaroi koha kur gjyqtarët bliheshin e kërcënoheshin!

vovalbania October 20, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Ambasadorja Kim: Mbaroi koha kur gjyqtarët bliheshin e kërcënoheshin!

30-vjetori i themelimit të Gjykatës Kushtetuese u përcoll me mesazhe të forta. Në fjalën përshëndetëse, kryetarja Vitore Tusha vlerësoi punën e institucionit, si promotor i shtetit të së drejtës. Po ashtu, nuk la pa përmendur se jo rrallë herë tensionet politike dhe shoqërore janë zhvendosur në këtë Gjykatë e madje retorika politike ka tentuar të ndërhyjë në pavarësinë e saj, por nënvizoi se Kushtetuesja funksionoi si zbutëse e përplasjeve institucionale në vend.

Kryeministri Edi Rama përmendi VKM-në për konfiskimin e kateve dhe metrave shtesë pa leje që PD ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Sipas tij, një vendim qeverie që çohet në Gjykatë Kushtetuese është akt që të lë pa fjalë, por që një vullnet politik të marrë në mbrojtje shkeljen e ligjin, ky për Ramën është makinacion i ri.

Jo çdo konflikt i natyrës politike duhet të zgjidhet nga Gjykata Kushtetuese dhe nga ana tjetër, si mund të evitojmë që duke iu adresuar GJK-së kur në vende normale zgjidhen në rrugë të tjera, të mos kontribuojmë dhe ta vëmë GJK-në për të tejzgjatuar majisjen e të gjithëve?

Deputeti demokrat Gazment Bardhi iu përgjigj kryeministrit duke i bërë thirrje të mos shantazhojë Gjykatën Kushtetuese për llogari të 5 oligarkëve.

Nëse qytetarët e zakonshëm shkojnë në burg për ndërtim pa leje, i njëjti rregull vlen edhe për oligarkët e tu. Zbato ligjin, konfisko kullat e krimit e korrupsionit që janë pa leje dhe dorëzo para drejtësisë ata oligarkë që me lejen tënde kanë ndërtuar pa leje. Boll shantazhove Gjykatën Kushtetuese për llogari të 5 oligarkëve që i ke dhënë statusin të paprekshëm.

Të forta ishin edhe deklaratat e ambasadores amerikane, Yuri Kim, e cila nga i njëjti aktivitet tha se ka kaluar koha e atyre që duan ta zvarrisin Shqipërinë në të kaluarën.

Reforma në Drejtësi po jep rezultate reale, po bën përpara. Ata që e kundërshtojnë këtë përparim, ata që do të donin të mos kishin rezultate janë duke dyfishuar përpjekjet e tyre. Do të donin ta tërhiqnin Shqipërinë pas në të shkuarën, në kohën kur gjyqtarët bliheshin e kërcënoheshin. Unë ju them ndaloni! Koha për të bërë telefonata, për të dërguar emisar, dhurata e kërcënime, duke kërcënuar për të ekspozuar sekrete të errëta nga e shkuara, formojnë bazat për një tjetër sekret të errët, kjo kohë ka përfunduar. Kjo kohë ka përfunduar. Keni mbushur xhepat tuaj e të fëmijëve tuaj. Ndaloni! Qytetarët shqiptarë duhet të besojnë se ekziston drejtësia në Shqipëri, se ka një të ardhme më të ndritur. Ka dënim për ata që kryejnë krime, të gjithë janë të barabartë para ligjit. Këtë duhet të bëjë çdo gjykatë, çdo prokuror duhet ta bëjë. Ndaloni që të keni frikë nga këto kërcënime. Bëni punën tuaj. Lejoni që qytetarët shqiptarë të besojnë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48380 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE