Komediani i njohur amerikan Howard Stern krahason Kanye West me Adolf Hitlerin!

vovalbania October 20, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Komediani i njohur amerikan Howard Stern krahason Kanye West me Adolf Hitlerin!

Prezantuesi dhe komediani i njohur amerikan, Howard Stern ka shprehur së fundmi se reperi Kanye West ngjason me Adolf Hitlerin pasi reperi bëri komente raciste ndaj hebrenjve muajin e kaluar. Këto deklarata komediani i bëri në emisionin e tij “The Howard Stern Show”.

Unë nuk dua t’i jap asnjë energji Kanye West. Nuk di shumë për të. Unë nuk jam i madh në skenën e rapit, por ai është … Jam lodhur shumë nga njerëzit që e justifikojnë sjelljen duke thënë: “Epo, ai është thjesht i sëmurë mendor.’

Bashkë-prezantuesja Robin Quivers ndërhyri duke thënë:

Kështu ishte Hitleri dhe dikush e zgjodhi atë për të drejtuar një vend.

“Nëse ai është kaq i sëmurë mendor, pse nuk caktojnë një kujdestar për paratë e tij, siç bënë me të gjorën Britney Spears?” Kanye dikur ishte argëtues, i mrekullueshëm ndërsa tani është si Hitleri.” Disa të famshëm si John Legend, Jamie Lee Curtis dhe Morgan Spector kanë folur kundër reperit që pas postimeve të tij raciste.

Rikujtojmë, se Kanye duket se është gati të zgjidhë ligjërisht divorcin e tij me ish-bashkëshorten, Kim Kardashian, pasi punësoi një nga avokatët më të fuqishëm në Hollywood. Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga mediat e huaja, reperi ka paraqitur një “deklaratë zbulimi”, e cila zakonisht bëhet kur një çështje divorci është në prag të zgjidhjes.

Teksa ish-çifti kanë rënë dakord se si të ndajnë perandorinë e tyre shumë miliardë dollarëshe, nuk ka asnjë tregues se ata arritën në një marrëveshje për kujdestarinë e katër fëmijëve të tyre, North, Saint, Chicago dhe Psalm, e cila mund të jetë një betejë e vështirë për Kim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48418 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE