Miliarda euro për të rritur stacionet e karikimit të automjeteve elektrike, objektivat e reja të Gjermanisë!

vovalbania October 20, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Miliarda euro për të rritur stacionet e karikimit të automjeteve elektrike, objektivat e reja të Gjermanisë!

Së fundmi, qeveria federale e Gjermanisë ka miratuar një plan për të shpenzuar 6.3 miliardë euro gjatë tre viteve të ardhshme për të rritur numrin e stacioneve të karikimit të makinave elektrike në të gjithë vendin. Ministri Federal i Transportit, Volker Wissing tha:

Ne e dimë se lëvizshmëria elektrike po rritet me shpejtësi, kështu që duhet të jemi të shpejtë.

Në planin afatgjatë, qeveria dëshiron të miratojë një rritje 14-fish të numrit të stacioneve të karikimit në vend deri në 1 milion në vitin 2030, nga rreth 70,000 që janë tani. Fokusi do të shkojë në qytetet që aktualisht nuk janë të furnizuara mjaftueshëm. Aktualisht ka rreth 1.5 milion EV në rrugët e Gjermanisë dhe ky numër synohet të rritet në 15 milionë deri në vitin 2030. Kështu, infrastruktura e karikimit është thelbësore.

Një pjesë e planit është përshpejtimi i miratimeve shtetërore për ndërtimin e pikave të karikimit. Rikujtojmë, se studiuesit kanë zbuluar së fundmi se teknologjia e NASA-s e zhvilluar për përdorim në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës mund të përdoret gjithashtu për të karikuar automjetet elektrike me një shpejtësi shumë më të shpejtë se sa është e mundur aktualisht. 

Motorët elektrikë janë shumë më efikas se motorët me benzinë dhe naftë, por problemet lindin gjatë karikimit. Humbjet e energjisë të motorëve me benzinë dhe me naftë janë mjaft të mëdha dhe kjo i referohet kryesisht energjisë termike. Por edhe makinat elektrike nuk janë pa humbje. Motorët elektrikë janë shumë më efikas, por problemet lindin gjatë karikimit. Konsumi i makinave elektrike nuk konsiston vetëm në energjinë elektrike që harxhon automjeti për lëvizje gjatë ngasjes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47744 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE