U godit, u pështy dhe u dogj nga shokët e klasës, Jessica Gagen shpallet “Miss Anglia” dhe ‘mposht’ bullizuesit!

vovalbania October 20, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U godit, u pështy dhe u dogj nga shokët e klasës, Jessica Gagen shpallet “Miss Anglia” dhe ‘mposht’ bullizuesit!

Për shkak të flokëve të saj të kuq ajo vazhdimisht bullizohej në shkollë. Ndërkaq, Jessica Gagen, është bërë e para flokëkuqe që kurorëzohet fituese e Miss Anglisë. Sot 26 vjeçe, Jessica arriti të mundte 30 mbretëresha të tjera bukurie për të marrë titullin në finalen e konkursit prestigjioz të mbajtur në Birmingham.

Mediat e huaja shkruajnë se modelja dhe studentja e inxhinierisë së hapësirës ajrore u bë e para vajzë me këtë ngjyrë flokësh që fitoi në historinë 94-vjeçare të konkursit dhe tani do të përfaqësojë Anglinë në “Miss World”.

Emily Cossey, 24 vjeçe nga Chelsea dhe Milly Everatt, 22 vjeçe, nga Eastoft, Lincs dolën në vendin e dytë dhe të tretë. Fitorja e Gagen vjen pasi ajo i ‘mposhti’ bullizuesit për të rifituar vetëbesimin e saj pas viteve të vështira të kaluara. Vajza u godit me grusht, u pështyu dhe madje u dogj për shkak të tipareve të saj. Por pasi u regjistrua në një agjenci modelimi besimi i Jessica-s u rrit ndërsa ajo nisi të ngjitej në pasarelat anembanë globit.

Më tej, vendosi të hynte në Miss Anglia. Jessica, e cila po studion për një master të integruar në inxhinierinë e hapësirës ajrore në Universitetin e Liverpool-it, tha se ishte e vendosur më shumë se kurrë për të fituar.

Gjatë gjithë shkollës së mesme më ngacmonin se isha flokëkuqe. Nuk e përmenda shumë gjatë konkursit të vitit të kaluar pasi besoj shumë në lënien e negativitetit në të kaluarën, por nuk fola meqë nuk ka pasur kurrë një Miss Anglia me flokë të kuqe. Mendoj se është e rëndësishme të edukohen njerëzit se çfarë përballen flokëkuqet. Më thërrisnin çdo ditë me epitete te ndryshme dhe megjithëse nuk mendoj se fëmijët ishin keqdashës duke e bërë këtë, padyshim që kishte raste të tilla, por më e keqja ishte kur një vajzë më dogji flokët.

Rikujtojmë, se Anabel Payano Pichardo nga Republika Domenikane është kurorëzuar “Miss Globe 2022” në një shfaqje spektakolare të mbajtur në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Modelja profesioniste 19-vjeçare mundi 49 konkurrente të tjera dhe fitoi kurorën e më të bukurës. Ajo pason fituesen e vitit të kaluar nga Filipinet, Maureen Montagne.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47791 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE