Vdekja e të riut pas ndalimit në komisariat, Berisha: Banditët me uniformë i morën jetën!

vovalbania October 20, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vdekja e të riut pas ndalimit në komisariat, Berisha: Banditët me uniformë i morën jetën!

Në një postim në rrjetet sociale, kryetari demokrat Berisha reagon për vdekjen e 32-vjeçarit Laer Kurti. Pas ndalimit nga policia në Tiranë, ai u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës për shkak se siç u njoftua zyrtarisht, shfaqi probleme shëndetësore në mjediset e Komisariatit nr.3. Fatkeqësisht, ndërroi jetë në mjediset spitalore dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, AMP nisi një hetim lidhur me shkaqet e vdekjes së Kurtit, i cili fillimisht refuzoi t’i bindej thirrjes së bluve për të ndaluar, për kontroll dokumentesh. Policia u vu në ndjekje të tij dhe ndalimi u bë në rrugën Don Bosco e më pas u shoqërua në komisariat.

Paraprakisht, dyshohet se ndërroi jetë nga një atak kardiak apo nga ndonjë krizë epileptike. Ndërkohë, referuar dëshmisë së qytetarit dixhital, Berisha jep një tjetër version lidhur me atë që ndodhi e shprehet se “në komisariat mbërriti pa ndjenja, për shkak të torturave shtazarake”.

POSTIMI I PLOTE

KRIM I SHËMTUAR!

Banditë me uniformë i marrin jetën të riut 32-vjeçar, Laer Kurti. Ata e torturuan shtazërisht në makinën e policisë dhe e dërguan pa ndjenja në komisariat. Vrasësit me uniformë e dërgojnë të vdekur në urgjencë. Shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes dhe dënoj me ashpërsinë më të madhe krimin e shëmtuar të kriminelëve me uniformë të Edi Ramës dhe ministrit të familjes Çuçi.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

Përshëndetje Dr. Policia e drogës i merr jetën një tjetër të riu 32-vjeçari, i cili është ndjekur nga efektivet e drogës me vrap dhe pasi e kanë futur në furgon, me shumë mundësi ai është goditur nga banditët me uniformë, në momentin që ka shkuar ke komisariati nr. 3, aty ai ka humbur ndjenjat. Sipas burimeve tona, banditët që i morën jetën djalit nuk lajmëruan ambulancën siç e kërkon protokolli, por e kanë dërguar me makinën e policisë pranë ambienteve të Traumës! I riu quhet Laer Kurti!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47644 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE