Gjendet i vrarë një 34 vjeçar në Fushë-Krujë, kishte plagë me armë zjarri në këmbë

vovalbania October 21, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 26 vjeçari në Mirditë!

Trupi i pajetë i një personi është gjetur në një rrugë dytësore në lagjen “Bakishe Visha” në Fushë-Krujë. Ishin disa familjarë të tij që e gjetën viktimën sot në mëngjes në një kanal

Policia tha se trupi i pajetë i 34-vjeçarit, të identifikuar si I.N., është gjetur rreth orës 8:20 të mëngjesit. “Nga këqyrja paraprake, është konstatuar se 34-vjeçari ka një dëmtim në këmbë që dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri”, tha policia.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48251 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE