Studimi i fundit tregon sa orë gjumë duhet të flini për të shmangur problemet me shëndetin!

vovalbania October 21, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Studimi i fundit tregon sa orë gjumë duhet të flini për të shmangur problemet me shëndetin!

Gjumi ka një ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin tonë dhe sipas një studimi të PLoS Medicine orët e gjumit duhet të jenë minimumi 5. Nga analiza rezulton se kohëzgjatja e gjumit është e lidhur me sëmundje kronike. Për të arritur në këto përfundime, studiuesit kanë intervistuar rreth 8000 zyrtarë të Mbretërisë së Bashkuar. Sipas përgjigjeve të tyre, ekspertët kanë studiuar lidhjen midis sëmundjeve të tilla si kanceri apo diabeti dhe gjumit.

Pas dy dekadash ndjekjeje, përfundimet dolën në konkluzionin se personat që flinin pesë ose më pak orë, rreth moshës 50 vjeç, probabiliteti për të vuajtur nga sëmundje të këtyre karakteristikave ishte 30% më i lartë se ata që flinin 7 orë.  Nëse në moshën 50-vjeçare reduktohen orët e gjumit, kjo lidhet me një rrezik më të lartë të vdekjes si pasojë e të njëjtave sëmundje. Derk-Jan Dijk, në një deklaratë për BBC, tha se rezultatet e këtij studimi përforcojnë idenë se pak gjumë nuk është mirë për ne.

Çfarë duhet bërë për të fjetur mirë? Disa këshilla që shërbejnë për të përmirësuar cilësinë e gjumit përfshijnë shmangien e gjumit pas ngrënies, reduktimin e konsumit të kafeinës dhe alkoolit me afrimin e kohës së gjumit ose qëndrimin aktiv gjatë ditës, në mënyrë që trupi të lodhet para gjumit. Në rast se, edhe duke ndjekur këto këshilla, e keni vështirë të flini, rekomandohet leximi i një libri.

Ndërkaq, njerëzit para ardhjes së teknologjisë moderne, kishin vetëm dy burime bazë drite në dispozicion, Diellin dhe Hënën. Me ardhjen e kohëve moderne ne po ekspozohemi ndaj dritës edhe gjatë natës. Drita artificiale mund të ndikojë negativisht në shëndetin e të gjithë trupit dhe hulumtimet kanë treguar se edhe drita e lehtë artificiale gjatë gjumit mund të dëmtojë trurin, rrit nivelin e hormoneve të stresit, rrit rrezikun e inflamacionit kronik, rezistencës ndaj insulinës dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Shkencëtarët kanë zbuluar se njerëzit që flenë me dritë artificiale kanë 50% më pak melatoninë në trupin e tyre.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48464 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE