Tre shtete deri tani nuk marrin pjesë në “Eurovision 2023”

vovalbania October 21, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tre shtete deri tani nuk marrin pjesë në “Eurovision 2023”

Festivali Evropian i Këngës shkurt i njohur si “Eurovision” është një konkurrim ndërkombëtar muzikor evropian. Por së fundmi është Bullgaria, që thotë se nuk do të marrë pjesë në “Eurovisionin” e vitit të ardhshëm.

Transmetuesit nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kanë konfirmuar tashmë se nuk do të merrnin pjesë në vitin 2023 për shkak të rritjes së tarifës së hyrjes, raportoi BBC-ja të enjten.

BBC News i është thënë se vendeve u është kërkuar të paguajnë më shumë për të kompensuar paratë e humbura pas ndalimit të Rusisë. EBU, e cila organizon konkursin, ka konfirmuar tani listën e 37 pjesëmarrësve për garën e vitit 2023. Se sa paguan çdo transmetues pjesëmarrës për të hyrë nuk është bërë publike, por kostoja totale midis të gjithë pjesëmarrësve zakonisht shkon deri në rreth 5 milion futna.

Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi nuk arritën të kalojnë fazën gjysmëfinale të konkursit të këngës të këtij viti. Festivali Evropian i Këngës filloj të mbahet në vitin 1956.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47845 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE