Korçë/ AKU bllokon ushqimet e pasigurta dhe mijëra kokrra vezë!

vovalbania October 22, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Korçë/ AKU bllokon ushqimet e pasigurta dhe mijëra kokrra vezë!

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar disa produkte ushqimore të pasigurta për konsum në Korçë.

Lajmin e bëri të ditur vetë AKU përmes një njoftimi, ku thuhet se janë gjobitur subjektet të cilat janë kapur në shkelje.

Gjithashtu sipas AKU-së, u krye bllokimi i sasisë prej rreth 104.39 kg produkte të ndryshme ushqimore dhe 7791 kokrra vezë të pasigurta për konsum.

Njoftimi i AKU-së:

Trupa inspektuese e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, ka vijuar me kontrollet dhe monitorimet në qarkun e Korçës, në njësi të tregtimit të produkteve të mishit, mishit të pulës dhe të vezëve, ku janë konstatuar tregtim i ushqimit të pasigurt në mungesë gjurmueshmërie, etiketimi dhe ushtrim aktiviteti i papajisur me licencën përkatëse.

Nga kontrollet e ushtruara në subjektet me iniciale “A.M”, “A.L”, “E.M”, “K.I”, “A”, “A.I” dhe “G.B” ka rezultuar hedhja në treg e produktit mish pule, në mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë, manualit të vetëkontrollit, etiketimit, tregtim i ushqimit të pasigurt për konsum, produkte ushqimore me afat të kaluar përdorimi, si dhe ushtrim të aktivitetit i papajisur me licencë përkatëse.

Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese e AKU-së vendosi 15 masa administrative gjobë në vlerën 3,950,000 lekë, si dhe u krye bllokimi i sasisë prej rreth 104.39 kg produkte të ndryshme ushqimore dhe 7791 kokrra vezë të pasigurta për konsum.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është i pranishëm në të gjithë vendin, në garantim të sigurisë ushqimore, duke siguruar dhe inkurajuar konsumatorët të jemi bashkë në këtë sfidë që është e secilit prej nesh

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48251 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE