Sara Hoxha, në një tango sensuale me këngën e Ledrit! Befason publikun dhe jurinë

vovalbania October 22, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sara Hoxha, në një tango sensuale me këngën e Ledrit! Befason publikun dhe jurinë

Në vitin 2015, Ledri Vula me këngën “Shko”, ngriti trofeun e “Top Fest”, ndërsa sot me këtë këngë partnerja e tij, Sara Hoxha dhuroi një performancë që emocionoi publikun, por (me siguri) më shumë se këdo, vetë Ledrin.

Sara ishte e frymëzuar dyfish për tangon që solli bashkë me Luixhinon në natën e tretë të “Dancing Ëith the Stars”, nga kënga dhe nga këngëtari.

“Për mua është shumë e veçantë të performoj këngën e Ledrit. Këtë natë dua t’ia përkushtoj Ledrit”, tha Sara.

Padjeshkat dhe hapat e tjerë u vlerësuan më shumë se çdo herë nga juria. Lëvizjet e tua bëhen përherë e më të mira, tha Dalina Buzi. Unë tani do të mendoj sikur ti ke qenë gjithmonë në skenë, ti je për skenën, i tha Valbona Selimllari. Nga juria, çifti grumbulloi 28 pikë.

Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Pesha do të jetë 50% te pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut. Ndryshe nga javën e shkuar, këtë të premte do të ketë eliminime, ku çifti me rezultatet më të dobëta do të lërë garën. Kodi i Sarës dhe Luixhinos është VIP3.

Këtë javë, spektakli i “DWTS” zhvillohet me një konkurrent më pak, pasi sipërmarrësi Ilir Dushkaj dhe partnerja e tij Frenki ishin të eliminuarit e parë të spektaklit, të premten e kaluar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE