Sherr me thika, një i plagosur në Sarandë!

vovalbania October 22, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sherr me thika, një i plagosur në Sarandë!

Një konflikt për motive të dobëta, çoi në plagosjen e një 35-vjeçari në Sarandë. Raportohet se në mesnatë, shtetasi Besmir Uka u paraqit në spital, i goditur me mjet prerës, ndërsa policia njofton se është jashtë rreziku për jetën. Për ngjarjen e ndodhur në lagjen nr.3 të qytetit bregdetar jugor, autor i dyshuar është 37-vjeçari Ermir Shabanaj, i shpallur në kërkim policor. Përplasja mes tyre e nisur në një lokal u zhvendos në rrugë.

Njoftimi i Policisë:

Në lagjen nr.3, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. Sh., 37 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin B. U., 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit E. Sh., dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Besmir Uka e Ermir Shabanaj rezultojnë persona me precedentë penalë. Uka është dënuar për një vrasje të ndodhur vite më parë në Sarandë. Pas një sherri në kazino, për vetëmbrojtje qëlloi për vdekje shtetasin Edmond Mullai dhe e ka kryer dënimin për këtë vrasje.

Ndërkaq, gjatë kohës në burg, u denoncua nga një 16-vjeçare se përmes mesazheve në “Facebook” e kërcënonte se do ta vriste. Ndërkohë ka precedentë penalë edhe për të tjera vepra penale si “Dhunë në familje”, “Drejtim mjeti pa patentë” apo “Vjedhje me dhunë në bashkëpunim”.

Sa i përket autorit të dyshuar, më 25 qershor të këtij viti, Shabanaj u arrestua nga policia e Sarandës duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Në makinë iu sekuestrua edhe një thikë. Në vitin 2013 ka qenë i arrestuar për vjedhje në Tiranë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47347 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE