Lajçak: Kosovës dhe Serbisë i takon vendimi për marrëveshjen përfundimtare!

vovalbania October 23, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Lajçak: Kosovës dhe Serbisë i takon vendimi për marrëveshjen përfundimtare!

Ndërsa afrohet 31 tetori, afati i përcaktuar nga Prishtina zyrtare për konvertimin e targave të Serbisë në të Kosovës, Mirosllav Lajçak është i mendimit se “u takon Kosovës e Serbisë të vendosin si do të duket marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre”. Pas një takimi me kryeministrin Albin Kurti, nënvizoi se është shumë e rëndësishme të mos ketë tensione. Në të dytën vizitë në Prishtinë brenda 9 ditëve, i dërguari i Bashkimit Europian për Dialogun, tha se “diskutuan edhe për nismën franko-gjermane mbi marrëveshjen Kosovë-Serbi”, por nuk dha detaje.

Takimi me Kurtin ishte shumë konstruktiv dhe i dobishëm. Ne po përparojmë në diskutimet tona.

Lajçak deklaroi se nuk ka parë asnjë dokument në lidhje me statutin e Asociacionit për Komunat Serbe e të publikuar ditë më parë nga mediat në Kosovë. Ndërkohë, po tenton të ofrojë zgjidhje për çështjen e targave të makinave që do të shmangte çdo tensionim të situatës.

Jemi në proces diskutimesh e është në duart e kryeministrit dhe qeverisë së Kosovës, të marrin vendim. Po përpiqemi të ndihmojmë, të mos ketë tensione e dhunë në terren. Kjo ka rëndësi, sepse mendoj se nuk është në interes të Kosovës, sidomos në këtë kohë që po zhvillohen diskutimet për liberalizimin e vizave e për anëtarësim në Këshillin e Europës. Kështu që gjëja e fundit për të cilën Kosova ka nevojë do të ishte dhuna në terren.

Në verë të këtij viti, tensionet rreth përdorimit të dokumenteve të identifikimit e targave të makinave, nxitën reagim më të ngjeshur diplomatik për të shmangur përplasjet, në një periudhë zhvillimesh të ndjeshme politike në Europë për shkak të agresionit rus në Ukrainë. Më 27 gusht, Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për lëvizjen e lirë të qytetarëve, ndërsa më 31 tetor përfundon afati për konvertimin e targave të makinave për qytetarët serbë që përdorin targa të lëshuara nga Serbia. Përdoruesit e tyre duhet t’i kthejnë në të Republikës së Kosovës RKS, por kjo kundërshtohet nga Beogradi.

Nga institucionet e Kosovës, i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe diplomatë europianë kërkojnë të zgjasin afatin e konvertimit të targave të makinave për dhjetë muaj e janë në pritje të përgjigjes. Qeveria Kurti thotë se i kupton shqetësimet, por thekson se ka detyrim ndaj sundimit të ligjit, kushtetutshmërisë e vendimeve të saj.

Diplomatët perëndimorë shtuan trysninë ndaj dy vendeve, për të gjetur zgjidhje për marrëveshje normalizimi dhe parandalimin e tensioneve si ato të tre muajve më parë në veriun e Kosovës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45316 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE