Lear Kurti u vra nga shkelja e ligjit! Policët duhet ta dërgonin menjëherë në spital

vovalbania October 23, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lear Kurti u vra nga shkelja e ligjit! Policët duhet ta dërgonin menjëherë në spital

Lear Kurti mund të ishte gjallë nëse policia do të kishte zbatuar ligjin dhe do të kishte kryer procedurën normale të punës së saj. I riu ndërroi jetë në duart e policisë për shkaqe ende të pa zbardhura zyrtarisht pa pasur mundësi të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, pasi kur u transportua në spital me pranga në duar mbërriti i vdekur.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit pasi mori kontakt me drejtues të komisariatit dhe u njoh me shkresa të policisë lidhur me këtë rast konkludoi se policia ka kryer së paku 3 shkelje.

Më kryesorja është mosdhënia e ndihmës në kohën e duhur. Në raportin e mbajtur nga uniformat blu, 7 minuta pasi ka qenë në duar të policisë Lear Kurti ka pasur problem shëndetësore, e megjithatë ai nuk u çua në spital, megjithëse zona ku u prangos ishte shumë afër spitalit të Traumës por u çua në komisariat aty ku dha frymën e fundit. Sipas KSHH duhet një hetim i pavarur për t’i dhënë përgjigje pyetjes nëse ngjarja mund të parandalohej në kushtet e veprimeve apo mosveprimeve të policisë.

Lear Kurti u shoqërua në komisariat pa pasur një dyshim të arsyeshëm. Sipas KSHH shoqërimi i 32-vjeçarit në komisariat është në kundërshtim me nenin 109 të kodit të procedurës penale, nenit 27 të kushtetutës dhe nenit 5 të konventës europiane për të drejtat e njeriut.

Sipas neneve të sipërcituara një person shoqërohet në komisariat vetëm nëse ka dyshime të arsyeshme, për të parandaluar një krim apo për të identifikuar personin nëse ndaj tij po kryhen hetime. Bazuar në pamjet filmike Lear Kurti ka qenë duke lëvizur I vetëm në këmbë kur policia iu vu nga pas.

Është e paqartë pse policia prangosi Lear Kurtin dhe e çoi në komisariat kur identifikimin dhe kontrollin fizik nëse kishte sende të kundra-ligjshme mund ta kryente në rrugë.

Një tjetër shkelje ipas KSHH është mungesa e dokumentacionit për rastin në komisariat ku nuk është mbajtur procesverbal ku të shënohej koha e qëndrimit dhe shkaqet ligjore të kufizimit të lirisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE