Lufta në Ukrainë, intensifikohen sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike!

vovalbania October 23, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lufta në Ukrainë, intensifikohen sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike!

Sulme të reja ajrore “në shkallë të gjerë” nisi Rusia ndaj strukturave të furnizimit me energji, duke shkaktuar ndërprerje në mbarë Ukrainën. Autoritetet ukrainase thanë se pothuajse 1.5 milion shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike. Por, sipas presidentit Volodymyr Zelensky, shumica e raketave dhe dronëve të Rusisë janë duke u rrëzuar.

Sigurisht, ne ende nuk kemi aftësi teknike për të parandaluar 100% të gjitha sulmet ruse me raketa dhe dronë. Jam i sigurt që gradualisht ne do të arrijmë ta bëjmë këtë, me ndihmën e partnerëve tanë.

Gjatë dy javëve të fundit, Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj stacioneve të energjisë së Ukrainës, sistemeve të furnizimeve me ujë, si dhe në të tjera pjesë kyçe të infrastrukturës.

Sulmet e fundit kishin në shënjestër qytetet perëndimore Hmelnitski e Lutsk, por edhe atë Uman në Ukrainën qendrore. Hmelnitski, shtëpi e 275 mijë banorëve para se të niste lufta ruse më 24 shkurt, ka mbetur pa energji elektrike, pasi mediat lokale raportuan për disa shpërthime.

Edhe Uman ka mbetur pa energji, ndërsa në Lutsk, energjia elektrike mungon vetëm në disa zona e një tjetër pjesë e qytetit, furnizohet. Po ashtu, sulmet ajrore kanë shkaktuar ndërprerje në Odesë në jug, në Dnipropetrovsk e Zaporizhja në juglindje të Ukrainës.

Kompania kombëtare, Ukrenergo u bëri thirrje ukrainase që ta kursejnë energjinë. Zelensky konfirmoi se autoritetet kanë arritur të rikthejnë furnizimet në disa rajone, ku energjia u ndërpre për shkak të sulmeve.

Objektiv kryesor i terroristëve është energjia.

Ndërkaq, në kryeqytetin ukrainas, Kiev, autoritetet kanë nisur reduktimet e energjisë, për shkak të krizës së shkaktuar nga sulmet e forcave ajrore të Moskës.

Zyrtarët ukrainas thanë se të paktën 40% e sistemit elektrik të vendit është dëmtuar rëndë, që nga koha kur Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike. Sipas Zelenskyt, prej datës 10 tetor, 30% e stacioneve të energjisë së Ukrainës janë shkatërruar nga bombardimet ruse.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE