Vdekja e Lear Kurtit, sot protestë para Ministrisë së Brendshme/PD e mbështet!

vovalbania October 23, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vdekja e Lear Kurtit, sot protestë para Ministrisë së Brendshme/PD e mbështet!

Vdekja e 32-vjeçarit Lear Kurti, pasi ishte ndaluar nga Policia në Tiranë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, del në mbështetje të protestës që organizohet sot pasdite në kryeqytet, para Ministrisë së Brendshme. Në një postim në Facebook, Berisha shkruan:

Sot, në ora 18:00, protestë e fuqishme për vdekjen me dhunë të të riut, Lear Kurti nga policë banditë të droguar të Ramës-Çuçit dhe vrasjen e tij për së dyti nga krimineli i tyre me uniformë, Ardi Veliu.

Me moton: “Kupa u mbush”, thirrja e protestës u bë përmes rrjeteve sociale, ku hidhen akuza se Learin e vrau policia.

Sipas autoriteteve, mbrëmjen e 19 tetorit, patrulla e policisë i kërkoi Kurtit të japë një mjet identifikimi, por ai largua me vrap e pas ndjekjes, u kap 200 metra më tej, pranë rrugës Don Bosco. Pasi u shoqërua në Komisariatin nr.3 u ndje keq e ndërroi jetë. Tre efektivë të këtij komisariati u pezulluan deri në përfundim të hetimeve.

Në një deklaratë të datës 20 tetor të Autoritetit të Mbikëqyrjes Policore, AMP dhe Prokurorisë, theksohej:

Nga veprimet hetimore në vazhdim janë dhe këqyrja e kufomës në prani të stafit mjeko-ligjor, nga e cila nuk rezulton që në trupin e viktimës të ketë dëmtime apo shenja dhune. Në kyçe konstatohen shenjat e krijuara në momentin e prangosjes.

Nga autopsia e kryer në Institutin e Mjekësisë Ligjore, rezultoi se në stomakun e viktimës është gjetur një qese plastike e çarë me ngjyrë të bardhë me përmasa 5×5 cm, e dyshuar si ambalazh i lëndës narkotike, e cila i është nënshtruar ekzaminimit në Institutin e Policisë Shkencore.

Gjithashtu nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, vijojnë ekzaminimet për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Nga analiza e kryer e provave të grumbulluara deri në këtë fazë të hetimeve, si pamje filmike, këqyrje dhe ekzaminime mjeko-ligjore, nuk evidentohen veprime të kundraligjshme të punonjësve të Policisë, gjatë dhe pas shoqërimit të shtetasit L.K., 32 vjeç.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48292 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE