Disa pjesë nga ‘DWTS’ nuk ndodhen në YouTube, Bora Zemani shpjegon arsyen përse!

vovalbania October 24, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Disa pjesë nga ‘DWTS’ nuk ndodhen në YouTube, Bora Zemani shpjegon arsyen përse!

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen” e duke vazhduar me historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj, një tjetër personazh shumë i dashur për publikun.

Këtë sezon të ri televiziv Bora nuk është më pjesë e “Për’Puthen”, por i është besuar drejtimi i spektaklit më të ndjekur të kërcimit në Shqipëri, “Dancing With the Stars”. Mirëpo, padyshim si një projekt kaq gjigant dhe me një shikueshmëri kaq të madhe, komentet dhe spekulimet në rrjet nuk kanë fund dhe një ndër to është edhe fakti se përse disa pjesë nga ‘DWTS’ nuk ndodhen në platformën YouTube. Për këtë është përgjigjur vetë bukuroshja e cila ka treguar arsyen teknike.

Këtu mund të ndiqni episodin e plotë të “DWTS” edhe pse për efekt kohe disa momente janë prerë, por gjithçka tjetër (klipet e konkurrentëve, komentet e jurisë) mund t’i shihni në faqen e Top Channel në YouTube. Ndërkohë ne kemi nisur përgatitjet për super spektaklin e së premtes.

Para pak ditësh Bora ka ndarë me ndjekësit një karusel në një prej postimeve të saj, teksa na i ka bërë ‘sytë zemra’ me një foto shumë të veçantë të saj krah aktorit dhe prezantuesit Donald Veshaj. Në foto duken vetëm duart e tyre të kapura fort me njëra-tjetrën. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48143 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE