E shtruar në spital, Rina Balaj në gjendje jo të mirë shëndetësore!

vovalbania October 24, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E shtruar në spital, Rina Balaj në gjendje jo të mirë shëndetësore!

Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere u bë e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy. Ata prej disa vitesh bashkëjetonin së bashku dhe ishin një ndër çiftet më simpatik të showbiz-it.

Së fundmi Rina ka shqetësuar ndjekësit e saj me postimin e fundit në Instastory. Bukuroshja ka postuar një video shumë të shkurtër, ku tregon se ndodhet në spital duke marrë serum, duke treguar kështu se gjendja e saj shëndetësore nuk është e mirë. Ende nuk kemi informacion se çfarë problemi ka shëndeti i saj, por shpresojmë që këngëtarja të bëhet sa më mirë.

Mesa duket kohëve të fundit Rina është fiksuar me pozat nga krevati, ashtu siç kanë qenë edhe fotot e fundit të saj në rrjete sociale. Ama këtë herë bukuroshja vjen ndryshe, jo më me të brendshme dhe provokuese, por më e thjeshtë dhe e veshur me rroba. Duket gjithashtu se Rina tashmë është kthyer përsëri tek flokët e saj të kuqe dhe për këtë foto natyrisht nuk mund të mungonte një shkrim prej saj.

Bukuroshja vazhdimisht postonte momente shumë romantike krah tij dhe kohëve të fundit dukej se dyshja kishte çuar lidhjen e tyre në një nivel tjetër duke i bërë gjërat shumë më serioze. E të gjitha këto mendime u hodhën poshtë, pasi së fundmi artistja ka dhënë një intervistë ku ka treguar se në fakt prej kohësh është distancuar nga SinBoy edhe pse bashkëpunimi i tyre në muzikë ka vazhduar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48385 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE