“Fëmijët ukrainas duhen mbytur në lumë”, deklarata shokuese e drejtorit të televizionit rus

vovalbania October 24, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Fëmijët ukrainas duhen mbytur në lumë”, deklarata shokuese e drejtorit të televizionit rus

Një drejtor i televizionit rus “Russia Today” ka shokuar me komentet e tij, në të cilat u shpreh se fëmijët ukrainas duhen mbytur.

Anton Krasovsky u pezullua nga televizioni, pas përgjigjes që i dha intervistuesit, i cili i tregoi një episod që atij i kishte ndodhur në Ukrainë, në vitet ’80, me fëmijët që i kishin thënë se do të jetonin më mirë nëse vendi i tyre nuk do të ishte i pushtuar nga Rusia.

Përgjigjja e Krasovskyt ishte: “Duhet të ishin mbytur në lumë, aty ku notojnë rosakët. Mbytini te lumi Tysyna, duhet të hidhen aty kur të jetë i rrëmbyeshëm”.

Më tej, 47-vjeçari shtoi edhe se “të gjithë ukrainasit duhet të digjen të gjallë në shtëpitë e tyre”.

Krasovsky bëri edhe deklarata të tjera të rënda gjatë intervistës, përfshirë edhe se “Ukraina nuk duhet të ekzistojë fare në hartën e botës”.

Kryeredaktorja e “Russia Today”, Margarita Simonovna Simonyan, i përshkroi deklaratat e Anton Krasovskyt si “të neveritshme”.

“Nuk e di se çfarë lloj krize çmendurie e kapi dhe si ia zuri goja ato fjalë. Ndoshta na e shpjegon vetë një ditë. Vështirë të besohet se ai mendon vërtetë se fëmijët duhen mbytur”, tha kryeredaktorja.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45351 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE