Mes Finem dhe Don Xhonit, Stresi mbështet publikisht…

vovalbania October 24, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mes Finem dhe Don Xhonit, Stresi mbështet publikisht…

Finem është një nga artistët më të përfolur të gjeneratës së re të reperave. Padyshim që ai numëron mjaft hite, por kënga që e bëri të njohur për publikun është ‘Benzi’. E dihet se mes reperave ka shumë konflikte dhe ashtu si të gjithë edhe Finem njihet për keqkuptimet dhe ‘thumbat’ që hedh me Don Xhonin, një reper gjithashtu shumë i suksesshëm nga djemtë e rinj të showbiz-it tonë.

Burime për Prive zbulojnë se projekti i radhës nga Finem do të jetë pikërisht për këtë të fundit, madje do të jetë një dedikim i hapur për të. Kujtojmë se konflikti mes djemve ka nisur dy vite më parë, ku reperi i hitit ‘Benzi’ u shpreh se reperi që ka marrë famë kot është Don Xhoni. Që prej asaj kohe, raporti mes djemve ka pasur gjithmonë probleme, megjithatë duket se Finem ka vendosur të ‘trazojë ujërat’.

Mirëpo duket se kësaj ‘zhurme’ i është bashkuar dhe Stresi i cili njihet për miqësinë e tij me Finem, madje dhe kanë bashkëpunuar në disa projekte muzikore. Pak minuta më parë, ai ndau një Instastory ku shfaqet duke dëgjuar një pjesë nga ‘diss-i’ i Finem për Don Xhonin që është bërë viral në rrjet dhe krahas duke treguar qartazi anën e kujt mban ka shkruar:

Qëndroni gati, duke parë videoklipin e këngës ‘Drill’, pa koment.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47417 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE