Mos ndoshta Dafina Zeqiri me këtë postim na tregoi se është gati për një projekt të ri muzikor?

vovalbania October 24, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mos ndoshta Dafina Zeqiri me këtë postim na tregoi se është gati për një projekt të ri muzikor?

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të publikojë projekte shumë unike. Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh.

Duket se artistja nuk ka ndërmend të ndalet duke sjellë projekte të reja muzikore dhe sapo publikoi surprizën e saj të radhës në bashkëpunimin me mikun dhe kolegun e saj në ‘Moneyz Team’ na paralajmëroi për këngën e radhës. Teksa së fundmi ka zbuluar se do të vijë në një bashkëpunim me këngëtarin e njohur Alban Skënderaj, pak më parë ka ndarë me ne një postim ku në disa nga fotot shfaqet bukuroshja me një imazh të turbullt, por make up-i profesional dhe veshja e saj na ngre dyshimet se mund të jetë momente të shkrepura gjatë xhirimit të videoklipit edhe pse artistja nuk ka zgjedhur të zbulojë asgjë.

Si po ju shkon e hëna deri më tani?

Dafi është pjesë e një prej këngëve, pjesë e EP-së që po publikon Ron Zaiti, një mik dhe bashkëpunëtor shumë i mirë i këngëtares. ‘Boma ni tel’ quhet bashkëpunimi i dyshes që keni mundësi ta dëgjoni në platformën YouTube.

Ashtu si nuk zhgënjen kurrë, videoklipi i këngës është shumë i veçantë dhe bukuroshja shfaqet si një ‘pirate’ e vërtetë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45377 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE