“Nëse nuk mund të kem dashuri, dua fuqi”, çfarë ka dashur të thotë Ronela Hajati me postimin më të fundit!

vovalbania October 24, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Nëse nuk mund të kem dashuri, dua fuqi”, çfarë ka dashur të thotë Ronela Hajati me postimin më të fundit!

Pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision, Ronela ka paralajmëruar se tanimë ka ardhur koha t’ja nisë me projektet e saj të reja muzikore dhe siç u shpreh ‘nuk ka kohë për pushim’.

E përpos angazhimit në muzikë, bukuroshja është shpesh aktive edhe me postime nga përditshmëria e saj që si jemi mësuar tanimë janë me të vërtetë shumë ‘funny’. Megjithëse më i fundit na duket më shumë si një deklaratë. Teksa ka ndarë me ne një ‘selfie’, krahas ka shkruar: “Nëse nuk mund të kem dashuri, dua fuqi”. Mos ndoshta bukuroshja ka dashur të na tregojë se jeta e saj private nuk është në ‘rrugën e duhur’?

Kënga e parë që Ronela publikoi për këtë verë është shumë e veçantë pasi teksti është në gjuhën italiane, një super surprizë kjo nga artistja. Pas ‘Caramel’, Ronela publikoi ‘Valle’, një projekt që bëri shumë bujë para se të hidhej në YouTube nga veshja si nuse e bukuroshes por një nuse ndryshe me fustan të zi. Kënga ka një muaj që është publikuar dhe ka afro 3 milion klikime.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45349 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE