Pa prisni pak, Julia Roberts ka qenë në një romancë me yllin e serialit “Friends”? Matthew Perry na zbulon gjithçka!

vovalbania October 24, 2022 0 koment 3 Mund të lexoni në minuta.
Pa prisni pak, Julia Roberts ka qenë në një romancë me yllin e serialit “Friends”? Matthew Perry na zbulon gjithçka!

Ylli i serialit “Friends”, Matthew Perry, ka folur së fundmi për jetën e tij sentimentale duke zbuluar detajet e romancës sekrete me yllin e hollivudit Julia Roberts. Edhe pse ai pranoi se në një moment “kishte vrapuar në shtëpi për t’i lexuar letrat e saj”, lidhja, për fat të keq, nuk zgjati. Për herë të parë, 53-vjeçari ka folur hapur për jetën private duke përmendur marrëdhëniet me disa nga gratë më të bukura në botë.

Krahas Gwyneth Paltrow dhe Jennifer Aniston, aktori u argëtua fshehurazi me Julia Roberts, me të cilën vazhdimisht shkëmbente mesazhe. Perry ka treguar se gjithçka ndodhi pasi kishte fituar rolin e Chandler Bing. Pikërisht atëherë i kishte rënë në sy Julia-s. Për habinë e tij, 54-vjeçarja madje pranoi të shfaqej në një episod të “Friends” në vitin 1995 për të qenë në krah të aktorit.

Bashkautorja e serialit kishte kërkuar nga Matthew që ta kontaktonte aktoren dhe t’i dërgonte lule. Aktori shprehet se:

Më duhej ta joshja atë. I dërgova disa trëndafila të kuq dhe një letër ku në të shkruhej: ‘E vetmja gjë më emocionuese sesa prezenca jote në serial, është që më në fund kam një justifikim për të të dërguar lule.’

Ai deklaroi se shpejt erdhi përgjigja e aktores, e cila i tha se pranon të jetë në serial nëse Perry “ia shpjegon në mënyrë adekuate fizikën kuantike”.

Të nesërmen, i dërgova një letër mbi dualitetin e grimcave valore dhe ngatërrimit, me një pjesë metaforike. Jo vetëm që Julia pranoi të shfaqej në serial, por më dërgoi edhe një dhuratë, një pako me pasta të shijshme.

Në epokën kur nuk kishte internet apo pajisje celulare, çifti filloi të shkëmbente mesazhe me faks. Kjo vazhdoi çdo ditë për tre muajt e ardhshëm dhe gjithçka përfundoi me aktoren që u shfaq në pragun e tij.

Ishin me qindra fakse. Tre ose katër herë në ditë ulesha në tavolinën time dhe shikoja letrën e Julia-s. Ndonjëherë e gjeja veten, në mes të një feste ku flirtoja me një grua tërheqëse, përfundoja bisedën dhe vrapoja në shtëpi për të kontrolluar nëse ka mbërritur një faks i ri. Unë po buzëqeshja si një 15-vjeçar në një takim të parë që nuk ishte takuar kurrë. Më pas, herët në mëngjes, diçka ndryshoi. Faksi i Julias u bë romantik. ‘Më telefono’, shkruhej dhe numri i saj i telefonit ishte më poshtë. Pesë orë e gjysmë më vonë, kur po i afroheshim fundit, kuptova se nuk isha më nervoz. Pas kësaj, asgjë nuk na ndalte, ne po dashuroheshim. 

Atë të shtunë, theksoi ai, dikush trokiti në derën e tij dhe ishte Julia. Ai e pranoi brenda dhe aty filloi lidhja e tyre. Matthew vazhdoi të zbulojë se si aktorja e kishte çuar me një aeroplan privat në rezidencën e saj malore në New Mexico për natën e Vitit të Ri në vitin 1996 dhe se si ai takoi familjen e saj atje. Megjithatë, i përhumbur nga demonët dhe pasiguritë e tij, aktori e ndërpreu marrëdhënien e tyre dy muaj më vonë.

Marrëdhënia me Julian ishte shumë për mua. Isha i bindur se ajo do të ndahej me mua, se nuk mund të mjaftoja për të. Isha i thyer, i përkulur, i padenjë për dashuri. Kështu që në vend që të përballesha me agoninë e pashmangshme të humbjes me të, u ndava me të bukurën dhe brilanten Julia Roberts.

Rikujtojmë, se së fundmi Matthew Perry, i cili interpretonte personazhin Chandler Bing, dukej qartë që vuante pasojat e varësisë ndaj qetësuesve. Së fundmi në një intervistë për revistën “People”, 53-vjeçari rrëfen gjithçka, duke theksuar se falënderon Zotin që është ende gjallë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48455 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE