Pasi Nora foli për herë për ndarjen nga Roberti, ky i fundit ribashkohet me Lauretën?!

vovalbania October 24, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pasi Nora foli për herë për ndarjen nga Roberti, ky i fundit ribashkohet me Lauretën?!

Të shtunën e kaluar e ftuar në “Më lër të flas” ishte Nora Istrefi. Për herë të parë pas një kohe të gjatë ku divorci i saj me Robert Berishën ishte një ndër lajmet më të diskutuara në showbiz, më në fund këngëtarja rrëfeu gjëra që nuk i dinim.

E kemi marrë të dy vendimin për divorcin. Kemi qenë 14 vite bashkë. Kohën më të mirë të jetës e kam kaluar me Robertin. Më ka pëlqyer gjithçka, humori, pamja. Por që nuk shkoi ashtu siç kisha parashikuar. Lidhja ka pasur shumë kriza. Disa gjëra kisha pasur qejf t’i mbaja për vete. Ndarja ka qenë shumë e vështirë, edhe për mua edhe për vajzën. Nuk mund ta përshkruaj me fjalë.

Mirëpo, edhe pse Nora u shpreh se nuk ka pasur diçka të re në jetën e saj private, nga ana e Robertit jo vetëm që ka pasur, por dhe lidhja e tij me bukuroshen e quajtur Laureta u bë publike kudo në rrjete sociale, madje vetë ky i fundit e pranoi publikisht në “Pardon My French”. Pak pasi u bë publike, burime pranë çiftit konfirmuan se janë ndarë, madje dyshja fshinë dhe fotot me njëri-tjetrin por duket se ka një ribashkim. Ka qenë vetë Roberti që ka postuar një foto ku shfaqet duke mbajtur duart në makinë ku qartazi duket dora e një vajze që nuk ka zgjedhur t’i bëjë ‘tag’, por mbishkrimi na ngre dyshimet se mund të jetë pikërisht Laureta.

L-eft & R-ight forever (Majtas dhe Djathtas gjithmonë)

Mendohet se L dhe R, ai i ka theksuar për të treguar inicialet e tyre, Laureta dhe Robert.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47733 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE