Të gjithë fansat e Don Xhonit të mblidhen këtu, reperi ka një surprizë për ju!

vovalbania October 24, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Të gjithë fansat e Don Xhonit të mblidhen këtu, reperi ka një surprizë për ju!

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit. E dashamirësit e muzikës së tij janë padyshim në pritje të projekteve të reja muzikore që Xhonatani do të lansojë.

E projekti më i fundit në fakt padyshim që do ia mbushi zemrën plot të gjithë fansave të tij të zjarrtë. Reperi i hitit ‘Katile’ vetëm para pak minutash zbuloi se do të publikojë EP-në e tij të parë (mini- album). Me anë të disa Instastory-ve ai ka treguar se e ka gati, megjithatë u shpreh se të tjera informacione do t’i zbulojë në vijim.

EP ime e parë është gati. Të tjera informacione së shpejti

Pas ndarjes, ish- e dashura e tij Ariana i ka pasur të shumta postimet për Xhonatanin në rrjetet e saj sociale, duke nisur nga dedikimet e në rastin më të fundit duke e ofenduar madje. E në një bisedë ‘online’ për ndjekësit ajo është pyetur për mendimin e saj lidhur me video-n e tij të bujshme me Era Istrefin dhe përgjigja e saj na tregoi se nuk i intereson më historia e shkuar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45293 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE