Askush nuk do kreun e SPAK, KLP: Nuk ka kandidatë! Koha për tu shprehur deri më 2 nëntor

vovalbania October 25, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Askush nuk do kreun e SPAK, KLP: Nuk ka kandidatë! Koha për tu shprehur deri më 2 nëntor

Ndërsa për drejtimin e institucioneve të ndryshme të drejtësisë ka një betejë të vërtetë, për zgjedhjen e kreut të SPAK, të gjithë stepen.

Edhe sot Këshilli i Përgjithshëm i Prokurorisë deklaroi se ende nuk ka asnjë kandidat për zëvendësimin e Kreut aktual të SPAK, të cilit po i përfundon mandati

Teksa disa nga prokurorët mbajnë në duar disa nga dosjet më të nxehta, qeveria e Prokurorisë së Posaçme ka njoftuar së është harruar të shfaqet interes për vendin e kreut të SPAK.

KLP ka njoftuar se afati i fundit është data dy nëntor, kur kandidatët duhet jo vetëm të dorëzojnë një CV por edhe të tregojnë në lidhje me eksperiencën në krimin e organizuar dhe korrupsionit e performancën në lidership.

Gazetarja Anila Hoxha ka bërë me dije për Top Channel, se ka dy teza për të cilat flitet se përse vjen kjo stepje. E para lidhet me vendimarrjen e kandidatëve potencialë, të cilët do të shfaqin interes javën e fundit para se ky afat të skadojë.

E dyta që mund të jetë më vendimtarja, lidhet me propozimet për ndryshimet kushtetuese, ku përpos Prokurorisë së Përgjithshme dhe BKH, edhe SPAK ka sugjeruar ndryshime në reformën në drejtësi, që lidhet me afatin e mandatit 3-vjeçar.

Kjo do ti hapte sërish mundësinë kryeprokurorit të SPAK, Krajës të konkurrojë sërish, të cilit i përfundon mandati në mesin e muajit dhjetor, datë në të cilën do të jenë zbardhur shumë paqartësi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45351 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE