“Divorcin e mora vesh nga mediat”, Aida Shtino bën për herë të parë publike lidhjen e re (FOTO)

vovalbania October 25, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Divorcin e mora vesh nga mediat”, Aida Shtino bën për herë të parë publike lidhjen e re (FOTO)

Aida Shtino foli sot për divorcin me babain e djalit të saj. Ajo tregoi se ishte një periudhë shumë e vështirë jo vetëm për të por gjithashtu dhe për djalin pasi asokohe ai ishte adoleshent. E pyetur nëse kishte ndikuar puna në divorc, gazetarja tha:

“Për mua ka ndikuar se isha një person publik dhe nuk dilja dot sepse gazetat shkruanin gjatë gjithë kohës. Vendimin e gjykatës për ndarjen e kam lexuar në gazetë. Ishte më shumë ajo “lufta” që bëhej mediatike. E kam përjetuar shumë vështirë jo për mua por për djalin se ishte adoleshent dhe ta kalonte qetë.

Por falë dy prindërve që më kanë ndenjur afër, e kalova. Çdo gjë kalohet në jetë”, u shpreh gazetarja gjatë intervistës për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”.

A ka dikë në jetën e saj?

“Unë jam qenie njerëzore dhe të të them se nuk ka, do të të gënjeja. Sigurisht që ka sepse njeriu nuk e shtyn dot jetën i vetëm.Unë jam e hapur”, u përgjigj ajo.

Sakaq, gazetarja foli dhe për djalin që jeton në Austri. E pyetur se përse nuk e ekspozon publikisht, Aida tha se është një vendim i të birit. Teksa nënkuptoi se djali i saj është në një lidhje serioze, gazetari e pyeti se si është Aida si një vjehërr.

“Jam një vjehrrë, nuk e di tani sepse jemi në fillimet. Po është e jashtme, të shikojmë njëherë. Unë besoj se do të jem e mirë. Në kuptimin se do të dal shumë dashuri dhe s’do të ndërhyj në jetën e tyre personale kur ata të vendosin.”, tha ajo.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE