Einxhel Shkira bën make-up për dikë të veçantë dhe gjejeni kush është ai…

vovalbania October 25, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Einxhel Shkira bën make-up për dikë të veçantë dhe gjejeni kush është ai…

Teksa TAR që prej fillimit ka dyshuar lidhur me një shtatzani të mundshme të Einxhelit, vetë prezantuesja pak ditë më parë me anë të një video tejet emocionuese dha lajmin e mrekullueshëm se do të bëhet mama, teksa shfaqej e veshur me një crop-top ku barku i rrumbullakosur dukej qartë.

Para disa ditësh Einxhel dhe Dagz kanë organizuar një festë me familjet dhe shoqërinë e tyre të ngushtë, për të zbuluar gjininë e bebit të tyre. Deri më tani është aluduar shumë se çifti mund të jetë në pritje të një vajze, por jo Einxhel dhe Dagz së shpejti do të bëhen prindër të një djali.

Vetëm pak më parë me anë të një video të postuar në Instastory, Einxhel ka treguar se mbrëmjen e sotme ka vendosur make-up dhe është rregulluar veçanërisht për të darkuar me një person të afërt të saj, i cili gjithmonë e akuzon atë se bukuroshja rregullohet vetëm kur del me të tjerë dhe kurrë me të. Për këtë Einxhel ka postuar një ‘Ask’,  ku të gjithë ndjekësit kanë mundësi të gjejnë se kush është ky person, por nuk zgjati shumë dhe Einxhel e tregoi se ky person është Dagzi.

Ka kaluar 1 vit tashmë që prej hyrjes së Einxhel në ‘Big Brother Vip’ e gjithashtu fillimit të historisë së saj të dashurisë me Dagzin e tashmë ka kaluar pak kohë por shumë gjëra të bukura kanë ndodhur. E për këtë Einxhel ka dashur ta kujtoj këtë ditë me mënyrën më të bukur, duke postuar disa foto me Dagzin të përqafuar para pasqyrës, ku dhe ka shkruar disa fjalë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47850 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE