Einxhel Shkira dhe Dj Dagz festojnë 1-vjetorin e fillimit të historisë së tyre të dashurisë!

vovalbania October 25, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Einxhel Shkira dhe Dj Dagz festojnë 1-vjetorin e fillimit të historisë së tyre të dashurisë!

Teksa TAR që prej fillimit ka dyshuar lidhur me një shtatzani të mundshme të Einxhelit, vetë prezantuesja pak ditë më parë me anë të një video tejet emocionuese dha lajmin e mrekullueshëm se do të bëhet mama, teksa shfaqej e veshur me një crop-top ku barku i rrumbullakosur dukej qartë.

Para disa ditësh Einxhel dhe Dagz kanë organizuar një festë me familjet dhe shoqërinë e tyre të ngushtë, për të zbuluar gjininë e bebit të tyre. Deri më tani është aluduar shumë se çifti mund të jetë në pritje të një vajze, por jo Einxhel dhe Dagz së shpejti do të bëhen prindër të një djali. 

Ka kaluar 1 vit tashmë që prej hyrjes së Einxhel në ‘Big Brother Vip’ e gjithashtu fillimit të historisë së saj të dashurisë me Dagzin e tashmë ka kaluar pak kohë por shumë gjëra të bukura kanë ndodhur. E për këtë Einxhel ka dashur ta kujtoj këtë ditë me mënyrën më të bukur, duke postuar disa foto me Dagzin të përqafuar para pasqyrës, ku dhe ka shkruar:

Dita kur ne bëmë luftën tonë të parë 
*rrëshqitni për momentin e paqes

Mbishkrimi i një nga postimeve më të fundit të Einxhel na ngre dyshimet se pas lindjes së bebit, mund të kemi një dasmë në horizont. Epo, mirë do ishte mos ta mbyllnin vetëm me dasmën e Arminës këtë vit…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45429 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE