Fjoralba Ponari ka një mesazh për të gjithë ndjekësit në lidhje me shtatzaninë e Einxhel Shkirës!

vovalbania October 25, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Fjoralba Ponari ka një mesazh për të gjithë ndjekësit në lidhje me shtatzaninë e Einxhel Shkirës!

Fjoralba Ponari, një nga prezantueset më të ëmbla dhe të pëlqyera u njoh fillimisht për publikun si këngëtare për zërin e saj të mrekullueshëm në ‘The Voice of Albania’. Më pas, bukuroshja nisi të bashkëprezantojë në “E Diell” ku në fakt u bë shumë e njohur për audiencën e gjerë. E tanimë prezanton programin më të ndjekur të humorit “Portokalli” dhe një emision të sajin me shumë emocione “Më thuaj një dëshirë”.

Tashmë të gjithë e dinë se prej kohësh Fjoralba dhe Einxhel Shkira kanë një shoqëri shumë të mirë me njëra-tjetrën dhe për këtë shumë prej ndjekësve i drejtojnë pyetje njërës për tjetrën. Dihet se tashmë çështja e shtatëzanisë së Einxhel prej kohësh është shumë në vëmendje e nga kurioziteti i të gjithëve edhe Fjoralba merr pyetje të shumta në rrjete sociale për këtë. Kështu ka ndodhur edhe së fundmi në një ‘Ask’ të zhvilluar në Instagram, por këtë herë moderatorja ka dashur të flasë pak më shumë për këtë çështje duke i vënë ‘kapakun’ një herë e mirë.

“Po marr kohën të të përgjigjem pak më gjatë për shumë pyetje në lidhje me të dhe pse pyetja jote në vetvete është dashamirëse. Përtej entuziazmit dhe dëshirës së mirë që keni për të dhe bebin, duhet të jeni dhe pak mirëkuptues dhe të durueshëm me atë që ajo po përjeton. Është në periudhën më të bukur dhe më sfiduese të jetë së saj. Çdo shtatzëni është e ndryshme që nga përjetimet psiko-emocionale deri tek ato fizike. Marr me dhjetëra mesazhe në ditë me kërkesa nga më të lezeçmet deri tek më absurdet në lidhje me të. Ndërkohë mendoj me vete: A është vërtetë kaq e vështirë të respektohen vendimet dhe përjetimet e saj emocionale, pa presione dhe kërkesa që shkojnë përtej asaj që ajo dëshiron apo mundet të ndajë?

Fjoralba ka postuar para pak kohësh në Instastory një foto të partnerit të saj të zemrës duke mbajtur në krahë një bebe, ku shkrimi në foto na ka bërë të dyshojmë për planet e tyre të ardhshme, duke vënë në dilemë për të pasur edhe ata një fëmijë së shpejti.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48464 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE