Koha për paqe, Will Smith drejt pajtimit me Chris Rock!

vovalbania October 26, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Koha për paqe, Will Smith drejt pajtimit me Chris Rock!

Pas incidentit në ‘Oscar’, aktori i njohur Will Smith është përpjekur të bëjë paqe me komedianin Chris Rock. Smith kohët e fundit organizoi një shfaqje të ‘Emancipation’, publikimi i tij i ardhshëm. Sipas ‘Billboard’, të famshëm të ndryshëm morën pjesë në shfaqje, duke përfshirë Rihanna, ASAP Rocky dhe Tyler Perry. Në mesin e të ftuarve, një person që ra në sy ishte komediani Dave Chappelle.

Dave Chappelle,është një mik dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Chris Rock. Chapelle dhe Rock kanë bërë turne nëpër botë së bashku gjatë vitit 2022 për shfaqjen e tyre speciale të komedisë. Dy aktorët madje kanë diskutuar për shuplakën famëkeqe. Kjo ka bërë që fansat ta shohin pjesëmarrjen e tij si mënyrën e Will për të bërë paqe dhe për t’i lënë pas të shkuarën. Sipas ‘Marca’, komediani dyshohet se është në anën e të dyve.

Rikujtojmë, se Apple TV+ ka publikuar së fundmi trailerin e filmit të ri “Emancipation” të Will Smith. Kompania thuhet se ishte në bisedime për të shtyrë publikimin e filmit pas skandalit të Smith në ‘Oscars 2022’. Megjithatë, platforma duket se më në fund arriti një marrëveshje dhe publikoi trailerin për filmin.

Filmi do të shfaqet premierë në kinema më 2 dhjetor përpara se të kalojë në platformën e transmetimit më 9 dhjetor. Reagimi i ashpër me të cilin u përball Smith në muajt e fundit, thuhet se bëri që drejtuesit e Apple TV+ të diskutojnë mbi publikimin e filmit këtë vit, në kohë për sezonin e çmimeve, ose shtyrjen deri në vitin 2023.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE