Nga eksperienca në ‘Dancing With the Stars’ e deri tek jeta personale, Alban Nimani dhe Odeta Dishnica tregojnë gjithçka për TAR!

vovalbania October 26, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Nga eksperienca në ‘Dancing With the Stars’ e deri tek jeta personale, Alban Nimani dhe Odeta Dishnica tregojnë gjithçka për TAR!

Të ftuarit e këtij episodi në “Pardon My French” ishin dy të eliminuarit e dytë nga spektali më i ndjekur i kërcimit ‘DWTS’, artiti Alban Nimani dhe balerina profesioniste Odeta Dishnica. Dyshja na zbuluan më shumë lidhur me gjithë eksperiencën e tyre në spektakël.

Çfarë emocionesh përjetuan Odeta dhe Albani kur u skualifikuan nga gara dhe si ka qenë ky rrugëtim për ta?

Odeta: Impakti i parë kur mbaron e gjitha ke një ndjenjë emocionale shumë të fortë që do të thotë, e gjithë ajo ngarkesë emocionale që ti ke mbartur gjatë gjithë pjesës së përgatitjes që nga fillimi i provave tona pa dalë ende në ‘show’ e gjatë gjithë kohës e mban veten shumë të karikuar, gendja duhet të jetë gjatë gjithë kohës pozitive, në momentin që e gjitha mbaron nuk do thoja çlirohesh pasi do doja që rrugëtimi jonë të ishte shumë më i gjatë. Kisha keqardhje, nuk mund ta mohoj dot edhe pse deri diku me Albanin kishim disa situata. Albani kishte disa gjëra të tjera më të rëndësishme se spektakli. 

Albani: Mua nuk më pëlqen të jem i lidhur me diçka, nuk kam një punë me orar dhe kur më ftuan isha shumë skeptik sepse e dija që do ketë angazhim. Jam futur me mendimin që ‘do futem po kam probleme me përshtatatjen. Unë aty dola si një njeri që shkon pas mediave sociale. Mendoj që njerëzit te ne janë kapur shumë pas rrjeteve sociale dhe po bëjnë një jetë fallso. Mundohen të bëjnë ‘followers’, të bëjnë diçka të duken mirë, duan të tregojnë që kanë jetën perfekte, po jeta nuk është perfekte. Edhe artistët kanë filluar ta krijojnë karrierën në bazë të ‘followers’, që shumica i kanë ‘fake’, gënjejnë veten. Karriera krijohet me vepra që mbesin.

E kanë ndjerë konkurrencën me çiftet e tjera?

Odeta: Unë personalisht do të thoja se aty është një prezantim në çift. Nuk mendon pjesën se je në konkurrim me çiftin tjetër, nuk më ka ndodhur kjo gjë. Kam dashur që unë dhe Albani të prezantohemi në mënyrën më dinjitoze, pa menduar se çfarë ndodh jashtë orës sonë të punës. 

Sipas Albanit dhe Odetës, a ishin komentet dhe pikët e jurisë të drejta?

Albani: Mendoj që herën e fundit mu dukën shumë të ashpër, a thua se kishin diçka. Përveç Kledit të tjerët janë pa ‘background’, nuk mund të vlerësojnë Odetën përshembull se mua okej. Nuk janë juri profesionale në balet. 

Odeta: Unë e kam marrë në këtë lloj prizmi të gjithë gjënë, normalisht ashtu si e ndjej unë Albanin gjatë ekzekutimit nuk mendoj se e ndjen dikush tjetër. Syri i jashtëm ka një vështrim ndryshe.

Po bashkëshortja e Albanit a bëhej xheloze për Odetën?

Albani: Gratë ecin me instikt, i dallojnë gjërat. Kuptohemi shumë mirë, flasim si shokë.

Unë i kam thënë Albanit edhe për kënaqësinë time që mund ta ftojë njëherë në prova, të shohë procesin.

Përpos, eksperiencës në ‘DWTS’ a do ta shohim Albanin të rikthehet në muzikë?

Me muzikën kam mbetur mbrapa, nuk po merrem shumë. Këto projekte po më marrin shumë energji dhe kohë dhe kam menduar të tërhiqem pak prej punës dhe të merrem me muzikën se ajo është gjëja që unë di të bëj më mirë. Është koha për të bërë një album të ri me gjithë grupin ‘Asgjë Sikur Dielli’.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45371 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE