Përjashtohet nga policia shefi i krimeve të Devollit, pezullohen 4 zyrtarë të tjerë!

vovalbania October 26, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Përjashtohet nga policia shefi i krimeve të Devollit, pezullohen 4 zyrtarë të tjerë!

Me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku janë përjashtuar nga radhët e policisë 5 zyrtarë të lartë të policisë.

Mes të përjashtuarve është edhe Pashk Syziu, shefi i krimeve të Devollit i cili pak ditë më parë u denoncua nga një qytetar për dhunë në ambientet e komisariatit.

Pak ditë më parë Marsel Buçi, denoncoi shefin e krimeve të komisariatit të Devollit, Pashk Syziu se pa asnjë shkak e kishte goditur në pjesë të ndryshme të trupit me grushte dhe shkelma brenda zyrës së tij.

“Komisar P. S., me detyrë Shef i Krimeve i Komisariatit të Policisë Devoll, është përjashtuar menjëherë nga Policia e Shtetit, për shkelje të Kodit të Etikës së Punonjësit të Policisë së Shtetit gjatë përmbushjes së detyrës, pasi është konstatuar në paligjshmëri administrative me detyrat funksionale të punonjësit të Policisë së Shtetit dhe ka kryer veprime arbitrare, në tejkalim të kompetencave ligjore, gjatë trajtimit të një çështjeje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë për 4 zyrtarë të lartë të policisë së Durrësit dhe Dibrës është marrë vendimi i pezullimit nga detyra.

“Inspektor B. Z., me detyrë Trupë Shërbimi në Seksionin e Forcës së Fosaçme “Shqiponja”, e DVP Dibër, është pezulluar menjëherë nga detyra dhe ndaj tij ka nisur hetimi disiplinor për tejkalim të kompetencave. Policia e Shtetit është në pritje të zbardhjes së vendimit të gjykatës, për ekzekutimin e menjëhershëm të tij.

-Inspektor P. M., me detyrë Ndihmëskontrollor i Policisë Kufitare, në Portin e Durrësit, është pezulluar dhe është transferuar në një detyrë tjetër, pasi ka shkelur atributet dhe kompetencat e punonjësit të Policisë. Bazuar në të dhënat e administruara nga rrjetet sociale, ka akuza se ish-punonjësi i Policisë, gjatë kontrollit të dokumentacionit të qytetarëve që udhëtonin drejt Italisë, ka kryer veprim korruptiv ndaj një shtetaseje, për ta lejuar që të kalojë kufirin.

-Nënkomisar G. A., me detyrë Specialist i Shërbimeve Operacionale të Policisë Kufitare të Durrësit, është pezulluar menjëherë nga detyra, është kryer transferimi i menjëhershëm i tij, në një strukturë tjetër, jashtë qarkut dhe ndaj tij ka nisur hetimi disiplinor, pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

-Inspektor A. Sh., me detyrë Trupë Shërbimi i Policisë Kufitare të Durrësit, është pezulluar menjëherë nga detyra, është kryer transferimi i menjëhershëm i tij, në një strukturë tjetër, jashtë qarkut dhe ndaj tij ka nisur hetimi disiplinor, pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës””, njofton policia.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48505 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE