Inceneratori i Elbasanit”, Kryemadhi në SPAK: Dorëzova dokumente të tjera

vovalbania October 27, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Financimi rus ndaj partive, ambasadorja Yuri Kim në KQZ!

Prokuroria e Posaçme ka në duart e saj një kallëzim kundër Monika Kryemadhit, por këtë të enjte ish-kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ishte në SPAK për llogari të një tjetër procedimi penal, ku ajo është në rolin e kallëzueses.

Kryemadhi mbërriti e buzëqeshur në godinën që ia ka ngrirë atë dy ish-bashkëpunëtorëve të saj politikë, Lefter Koka e Alqi Bllako. Për gati 2 orë e 20 minuta ish-kryetarja e LSI iu përgjigj pyetjeve të prokurorëve lidhur me kallëzimin e bërë prej saj për inceneratorin e Elbasanit.

Përveç shpjegimeve para prokurorëve, Kryemadhi tha se iu vuri atyre në dispozicion prova dhe fakte të reja mbi aferën e inceneratorit të Elbasanit.

“Dorëzova fatura të tjera, të cilat kanë të bëjnë me grabitjen që është bërë vetën për inceneratorin e Elbasanit. Nga një projekt i financuar prej 22 mln euro nga qeveria shqiptare, 7.1 miliardë lekë janë grabitur me fatura fiktive”, tha Kryemadhi. Kryemadhi tha se kishte kërkuar vëmendje nga SPAK për të gjithë të kallëzuarit prej saj.

“Kallëzimi është shumë i qartë. Kallëzimi është Engjëll Agaçi, Lefter Koka, Alqi Bllako, komisioni e të tërë. I kam kërkuar SPAK-ut, ashtu si është Lefter Koka apo dhe komisioni i vlerësimit të ofertave, edhe sekretari i përgjithshëm i Kryeministrit, Agaci, i cili është në dijenitë shkeljes apo të nënshkrimit të një kontratë të paligjshme”.

E pyetur për kallëzimin kundër saj për “korrupsion” e “pastrim parash” në lidhje me operacione estetike jashtë vendit Kryemadhi shprehu gatishmëri për të dhënë shpjegime në SPAK.

“Monika as nuk ka frikë e as nuk ka emocion nga pyetje të cilat kanë të bëjnë me të vërtetë”.

Hetimi i deritanishëm i SPAK mbi inceneratorin e Elbasanit ka çuar në qeli ish-ministrin e mjedisit, Lefter Koka dhe ka shpallur në kërkim biznesmenët Klodian Zoto e Stela Gugallja.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE