Këngët e Kanye West do të hiqen nga Spotify? Flet drejtuesi i platformës së transmetimit!

vovalbania October 27, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Këngët e Kanye West do të hiqen nga Spotify? Flet drejtuesi i platformës së transmetimit!

Së fundmi CEO i Spotify, Daniel Ek, ka zbuluar se muzika e reperit Kanye West nuk do të hiqet nga platforma në vazhdën e polemikave. Ditët e fundit, kompanitë e njohur Adidas, Balenciaga dhe revista Vogue shkëputën partneritetin me reperin për shkak të komenteve antisemitike që ai bëri në fillim të këtij muaji.

Kompania e filmit MCR tha se nuk do të publikonte gjithashtu një dokumentar të përfunduar së fundmi për reperin. Megjithatë, pavarësisht thirrjeve për të hequr muzikën e tij nga Spotify, Ek ka thënë se, ndërsa komentet e West ishin të tmerrshme, këngët e artistit do të jenë të disponueshme.

Është në të vërtetë vetëm muzika e tij dhe kjo nuk shkel politikën tonë. 

Ek shpjegoi se, nëse ai do të kishte bërë komente antisemitike në një këngë, atëherë nuk do të ishte publikuar në Spotify. Rikujtojmë, se edhe kompania Gap ka tërhequr të gjitha produktet Yeezy nga dyqanet dhe faqja e tyre. Sjellim në vëmendje se prezantuesi dhe komediani i njohur amerikan, Howard Stern ka shprehur së fundmi se West ngjason me Adolf Hitlerin. Këto deklarata komediani i bëri në emisionin e tij “The Howard Stern Show”.

Unë nuk dua t’i jap asnjë energji Kanye West. Nuk di shumë për të. Unë nuk jam i madh në skenën e rapit, por ai është … Jam lodhur shumë nga njerëzit që e justifikojnë sjelljen duke thënë: “Epo, ai është thjesht i sëmurë mendor.’

Ndërkaq, pas ndarjes së Kim Kardashian dhe Pete Davidson, ka pasur disa ndjekës të influencueses që kanë menduar për një pajtim të mundshëm me West. Por, asgjë nuk mund të jetë më larg se realiteti, pasi komentet e fundit të këtij të fundit, të shtuara në disa qëndrime të tij, nuk kanë më peshë për një spekulim të tillë nga fansat dhe shtypi. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48251 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE