Megi Pojani dhe Jurgen Bala na zbulojnë më shumë për raportin e tyre pas kamerave…

vovalbania October 27, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Megi Pojani dhe Jurgen Bala na zbulojnë më shumë për raportin e tyre pas kamerave…

Të ftuar në Wake Up ditën e sotme ishin Megi Pojani dhe Jurgen Bala, një nga çiftet konkurrente të Dancing With The Stars. Dyshja u shpreh për rrugëtimin e tyre magjik në show, i cili sigurisht që ka edhe vështirësi dhe sakrifica të shumta. Lidhur me këtë, ja çfarë na tregon Megi.

Është lodhje shumë e bukur sepse unë e shijoj, më pëlqen. Është e bukur si eksperiencë, në aspektin personal më ndihmon të jem më e shëndetshme, është shumë sfiduese.

Por si është raporti mes Megit dhe Jurgenit?! Bukuroshja na zbulon më shumë për raportin e tyre.

Unë jam shumë selektive me njerëzit që shoqërohem, por Jurgeni ‘ma ka vjedhur zemrën’. Kur më thanë në fillim që do kërcej me Jurgen Bala, mendova ‘mos do më hapë problem ky mua, mos flet më shumë seç duhet’. Nuk po kërkoja protagonizmin, por doja të dija që ai përshtatej me natyrën time.

Jurgeni duket se e vlerëson shumë partneren e tij skenike dhe punën e palodhur që ajo bën.

Është vajzë punëtore… Nga ana profesionale të gjithë konkurrentët do kenë një lehtësim në lëvizje sepse janë mësuar si ta ndjekin ritmin e shumë të tjera…

Duket se Megi e ka marrë shumë seriozisht pjesëmarrjen e saj në DWTS, teksa jo vetëm ka bërë ndryshime në regjimin e saj, por edhe tregohet shumë kritike me veten e saj në kërcim.

Regjimi im ushqimor ka ndryshuar shumë. Është mundësi shumë e mirë që ke një produksion të tërë për të bërë gjëra shumë të bukura. Unë jam shumë kritike me veten, nuk jam njeri që kënaqem me koplimentet.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47644 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE