Shtëpia më e shtrenjtë në Portugali tani ka si pronarë Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo-n!

vovalbania October 27, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shtëpia më e shtrenjtë në Portugali tani ka si pronarë Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo-n!

Futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez, janë bërë pronarë të shtëpisë më të shtrenjtë në Portugali. Superylli i futbollit nuk është në momentin më të mirë në karrierën e tij futbollistike, sepse nuk është i kënaqur me minutazhin dhe është në konflikt me trajnerin e Manchester United, Erik Ten Hag, megjithatë ai vazhdon të bëjë një jetë shumë luksoze.

37-vjeçari u bë pronar i shtëpisë më të shtrenjtë në Portugali, gjë që mund të jetë një tregues se ai mund ta vazhdojë karrierën në vendin e tij. Prona ndodhet në rrethinën e Cascais dhe vlera e saj llogaritet rreth 11 milionë euro. Megjithatë, pas rinovimit dhe punimeve të tjera, shpenzimet do të arrijnë deri në 21 milionë, sipas medias “Marca”.

Sipërfaqja e vilës është 2.720 metra katrorë dhe përbëhet nga tri kate. Në proces ndërtimi janë lulishtja dhe një pishinë magjepsëse me një sipërfaqe prej 544 metrash katrorë. Mendohet se punimet do të përfundojnë në verën e vitit 2023.

Dokumentari i Georgina Rodriguez “Soy Georgina” ishte aq i suksesshëm sa Netflix nuk humbi kohë të niste punën për një sezon të dytë, që për momentin, nuk ka akoma një datë publikimi. Sezoni i parë u prit mjaft mirë nga audienca dhe tregonte aspektin më të afërt të saj, në të cilin Georgina shihej me familjen dhe miqtë.

Në imazhet e para që ka shpërndarë, modelja shfaqet mes kamerave, e veshur me një fustan elegant dhe e ulur në një karrige. Gjatë këtij seti, Georgina gjithashtu zbuloi se xhirimet e këtij projekti kanë nisur që në muajin shtator.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48380 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE