Nga impenjimi në “Dancing With The Stars” e deri tek mendimi i tij për konkurrentët, Kledi Kadiu na zbulon më shumë!

vovalbania October 28, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Nga impenjimi në “Dancing With The Stars” e deri tek mendimi i tij për konkurrentët, Kledi Kadiu na zbulon më shumë!

Nga Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit, karriera e tij vijoi në Itali, aty ku tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Protagonist në “Amici” nga Maria De Filippi dhe fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare. E kemi fjalën pikërisht për Kledi Kadiun, që së fundmi ka ardhur në Shqipëri në rolin e kryetarit të jurisë në “Dancing With The Stars”. I ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up”, Kledi na tregoi më shumë mbi këtë eksperiencë të tijën dhe jo vetëm.

Si të duket impenjimi në “Dancing With The Stars” deri më tani? Si i sheh konkurrentët?

Është një emocion. E mora me shumë dëshirë sepse kisha kohë që nuk kthehesha në Shqipëri. Është një ambient i çuditshmëm, në kuptimin e mirë të fjalës. Konkurrentët e kanë marrë më seriozisht seç duhet. Është mirë të impenjohesh, por jo të bësh luftë se nuk do bëhën balerinë profesionistë. Kanë disiplinë pune, bëjnë garë me njëri-tjetrin. Ka nga ata që janë të lindur për këtë zanat, pastaj ka nga ata që nuk janë shumë të prirur dhe nuk kanë shumë rezultat. Por po më ndryshon mendimi nga nata në natë. Disa konkurrentë më kanë dhënë përshtypjen se do rriten nga nata në natë, por pastaj kam ndërruar mendim. Siç ka qenë dhe e kundërta. Të gjithë kanë bërë një progres, sepse sa më shumë prova që bëjnë, e kanë thyer atë ndjenjën e ankthin dhe ngurtësimit. Unë shikoj anën teknike, posturën, qëndrimin, elegancën. Sepse hapat pak a shumë ato do jenë. Hapat edhe mund të gabohen, por është energjia ajo që nuk gabon.

Si është marrëdhënia me anëtarët e tjerë të jurisë?

Kemi një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin. Por nuk kemi kohë të dalim bashkë. Unë vij të enjten nga Italia për provat gjenerale dhe largohem të shtunën, një ditë pas emisionit. Valbonën e njoh që nga “12 vallëzime pa një të shtunë” në vitet ’90. Me Dalinën dhe me Mandin e kemi një ‘feeling’ shumë të mirë. Respektojmë njëri-tjetrin.

Mendon se ndonjë nga balerinët profesionistë është mërzitur nga vlerësimi?

Ndoshta Jurgeni. E përsëris edhe njëherë se si e shoh unë diçka, e sheh dikush tjetër ndryshe. Është çështje shijesh.

Çfarë do ishte një këshillë që do jepje për të gjithë konkurrentët?

Ta jetojnë sa më mirë, ta heqin mendjen nga hapat dhe ta shijojnë kërcimin. Në momentin që e heq mendjen nga impenjimi dhe nga ankthi, e shijon vërtet.

Çfarë mendon se i eliminoi Ilirin dhe Albanin?

E tillë është loja. Të gjithë ata e dinë që do të eliminoheshin. Nuk i hiqet asgjë nga profesioni i tyre i vërtetë. Prandaj thashë që është mirë ta marrin me sportivitet.

Ke ndonjë projekt tjetër që mund të të mbajë në Shqipëri së shpejti?

Ka qenë një kthim shumë i bukur. Por të shohim se si do të shkojë më vonë. Deri tani jam shumë i kënaqur, nuk është diçka e vogël.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47706 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE