U aludua se pësoi paralizë të fytyrës në performancën e saj në Las Vegas, reagon Katy Perry!

vovalbania October 28, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U aludua se pësoi paralizë të fytyrës në performancën e saj në Las Vegas, reagon Katy Perry!

Së fundmi këngëtarja e njohur Katy Perry ka zbuluar se çfarë e shkaktoi atë që fillimisht u konsiderua si një paralizë e fytyrës gjatë performoancës së saj në Las Vegas. Krijuesja e hitit “Teenage Dream” ndezi reagime masive kur në një klip në TikTok ajo shihen nw vwshtirwsi për të hapur njërin sy në mes të shfaqjes. Katy së fundmi ka sqaruar momentin teksa zbuloi se akti kishte qenë në fakt një metodë e përdorur për të promovuar shfaqjen e saj.

I mirëpres të gjithë ata që do të vijnë të shohin syrin tim prej kukulle në Vegas vitin e ardhshëm! Lista e shfaqjeve është një udhëtim argëtues në korsinë e kujtesës, duke shkuar deri në vitin 2008. Kjo shfaqje është një festë pa ndalesë për gjetjen e dashurisë së pakushtëzuar dhe çuditërisht (për mua) aspak politike. Shpresoj të këndoj së bashku me ju në 2023!

Në mes të shfaqjes së saj në Las Vegas dhe e veshur me kostumin e argjendtë të frymëzuar nga kanaçet, një nga qepallat e Katy-t dukej se ishte mbërthyer, duke e lënë yllin të përpiqej të hapte syrin e saj të djathtë. Autorja e hitit “Roar” ndaloi për pak kohë performancën e saj duke hapur sërish syrin e djathtë dhe më pas vazhdoi me rrjedhën normale të shfaqjes së saj. Ndërkaq, kanë mjaftuar disa seanca të terapisë në çift që kriza martesore mes Orlando Bloom dhe Katy Perry të marrë fund.

Mesa duket, Perry dhe Bloom mësuan rëndësinë e kompromisit gjatë kohës që punonin me një profesionist të shëndetit mendor. Kjo nënkuptonte që Perry të gjente kohë nga dita e saj e ngjeshur për të vizituar Bloom në setin e filmit të tij të ardhshëm “Red Right Hand” dhe vajzën e tyre 2-vjeçare, Daisy. Bloom gjithashtu thuhet se ka ndryshuar qasje rreth marrëdhënies së tyre. Terapia gjithashtu supozohet se e ndihmoi çiftin të rikthehej në rrugën e duhur kur bëhej fjalë për planifikimin e dasmës së tyre. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48313 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE