Lideri i grupit BTS, Jin publikon këngën e tij të parë solo!

vovalbania October 29, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lideri i grupit BTS, Jin publikon këngën e tij të parë solo!

Jin, anëtar i grupit Korean të djemve BTS, ka publikuar së fundmi këngën e tij të parë solo të titulluar “The Astronaut”. Fabula e kësaj videoja muzikore tregon një alien që e gjen vetën në planetin Tokë. Gjatë udhëtimit të tij ai ndjen momente gëzimi çka bën që në fund ai ta quajë këtë planet shtëpinë e tij.

“Meqenëse është një këngë e bërë me kaq shumë dashuri për fansat, shpresojmë që ‘The Astronaut’ të jetë një dhuratë për të gjithë ju”, -thuhet në një deklaratë të lëshuar nga kompania muzikore ‘Bighit Music’.

Kënga pop rock, u shkrua nga grupi britanik Coldplay dhe ky është bashkëpunimi i dytë mes dy grupeve. Në qershor, BTS njoftoi një pauzë nga aktivitetet muzikore në grup për të ndjekur projekte e tyre solo, por u ribashkuan më 15 tetor për të kryer një koncert falas në qytetin e Busanit.

Rikujtojmë, se BTS do t’i bashkohet ushtrisë së Koresë së Jugut për shërbimin kombëtar. Konfirmimi i jep fund debatit disavjeçar nëse yjet e K-pop mund të përjashtohen nga detyrat ushtarake. Në Korenë e Jugut, të gjithë burrat e aftë për punë të moshës 18-28 vjeç duhet të shërbejnë rreth dy vjet. 7 anëtarët e BTS ishin lejuar ta shtynin fillimin e shërbimit të tyre ushtarak derisa të mbushnin 30 vjeç. Më i madhi, Jin, aktualisht është 29 vjeç.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48497 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE