“Lutemi për mbështetje maksimale”, pedagogët njoftojnë protestën e radhës!

vovalbania October 29, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Lutemi për mbështetje maksimale”, pedagogët njoftojnë protestën e radhës!

Prej disa kohësh vijojnë protestat e pedagogëve, ndërkohë që kërkesat e tyre ende nuk janë plotësuar.

Sa i përket protestës së radhës, Sindikata e punonjësve të universiteteve njofton se ajo do të mbahet ditën e hënë më datë 31 tetor, në orën 11:00.

Ashtu si herën e fundit protesta kombëtare do të mbahet përballë Korpusit Universitar të UPT.

Njoftimi:

Përshëndetje të nderuar pedagogë, Ditën e hënë, dt 31.10.2022, ora 11.00.

Para Korpusit qendror të UPT Protestë kombëtare e pedagogëve organizuar nga Sindikata e punonjësve të universiteteve!! Lutemi për mbështetje maksimale nga të gjithë pedagogët, të të gjitha Universiteteve. Është e nevojshme prania e përfaqësive të cdo universiteti jo vetëm nga Tirana, por edhe të degëve.

Protesta e të hënës është shumë e rëndësishme!!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47771 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE