Si të dukeni teksa dilni për të bërë ‘shooping’ për Halloween, jua tregon ylli televiziv Alessandra Ambrosio!

vovalbania October 29, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Si të dukeni teksa dilni për të bërë ‘shooping’ për Halloween, jua tregon ylli televiziv Alessandra Ambrosio!

Së fundmi ylli televiziv Alessandra Ambrosio ka shkëlqyer në një dalje të saj teksa po blente kunguj në Brentwood. Modelja 41-vjeçare kishte veshur një fustan të shkurtër me golf në pjesën e sipërme. Sipër, bukuroshja mbante një xhaketë të zeza dhe pamjen e kishte kompletuar me një palë çorape të trasha që ngriheshin pak mbi gjunjë.

Kombinimin e plotësonin një palë këpucë të zeza të sheshta tip loafer, syze të mëdha dielli dhe një çantë e vogël krahu me rrip të gjatë. Alessandra mori kohën e saj, duke zgjedhur me kujdes kungullin për Halloween dhe paparacët ndërkohë patën të gjithë kohën e nevojshme për t’i shkrepur disa poza mjaft të bukura.

Para disa kohëve braziliania u shpreh se pamja e saj është më e mirë që pas lindjes së fëmijëve.

Trupi nuk kthehet më saktësisht siç ka qënë para shtatzanisë, pavarësisht se ç’mund të të thonë njerëzit. Por besoj se kam një trup më të mirë tani se para se të kisha fëmijë. Kjo për faktin se shtohet dyfish puna për të mbajtur trupin në formë dhe ndihem më mirë për këtë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47888 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE