Një ‘Dua Lipa shtatzanë’, ja si ka zgjedhur të maskohet Einxhel Shkira këtë Halloween!

vovalbania October 30, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një ‘Dua Lipa shtatzanë’, ja si ka zgjedhur të maskohet Einxhel Shkira këtë Halloween!

Teksa TAR që prej fillimit ka dyshuar lidhur me një shtatzani të mundshme të Einxhelit, vetë prezantuesja pak ditë më parë me anë të një video tejet emocionuese dha lajmin e mrekullueshëm se do të bëhet mama, teksa shfaqej e veshur me një crop-top ku barku i rrumbullakosur dukej qartë.

Para disa ditësh Einxhel dhe Dagz kanë organizuar një festë me familjet dhe shoqërinë e tyre të ngushtë, për të zbuluar gjininë e bebit të tyre. Deri më tani është aluduar shumë se çifti mund të jetë në pritje të një vajze, por jo Einxhel dhe Dagz së shpejti do të bëhen prindër të një djali.

Tashmë jemi shumë afër Halloween dhe disa nga artistët tanë na kanë treguar kostumin dhe personazhin që kanë vendosur të maskohen këtë vit e disa ende nuk e kanë zbuluar. Vetëm pak më parë Einxhel na ka zbuluar kostumin dhe persanazhin e saj me anë të disa fotove të publikuara në Instagram. Këtë vit moderatorja ka vendosur të jetë një mami si Dua Lipa dhe mund të themi se ngjan shumë bukur. Në postim Einxhel shkruan:

Unë duhej të dukesha si Dua Lipa në turne… por më shumë dukem si ‘Dua Lipa në shtatzëni’

Ka kaluar tashmë 1 vit që kur Einxhel nisi pjesëmarrjen e saj në “Big Brother Vip”, ku përveç shpirtit të saj luftarak që tregoi në lojë gjithashtu nisi dhe historinë e saj të dashurisë me partnerin e saj, Dj Dagz, i cili gjithashtu ishte një nga banorët e shtëpisë së ‘BBV’. E pas këtij viti me shumë ndodhi, Einxhel përmes një postimi në Instagram ka shprehur disa fjalë .

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45351 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE