Rama përgënjeshtron lajmin: Nuk ka rritje të çmimit të energjisë elektrike në 1 nëntor!

vovalbania October 30, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rama përgënjeshtron lajmin: Nuk ka rritje të çmimit të energjisë elektrike në 1 nëntor!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish duke u ankuar për mediat dhe raportimet që i kanë bërë rritjes apo jo të çmimit të energjisë elektrike. Ndërsa edhe njëherë, Rama ka përsëritur se çmimi nuk do të rritet. Në postimin e bërë në rrjetet e tij sociale, kryeministri shkruan se opozita, duke i kujtuar financimet ruse, janë duke përhapur lajmin se qeveria ka deklaruar rritjen e çmimit të energjisë nga 1 nëntori, diçka që e konsideroi të pavërtetë.

“Opozita e Rublave e mediat e saj po u thonë sot shqiptarëve se Qeveria ka deklaruar rritjen e çmimit të energjisë në 1 nëntor! Një lajm dyfish i rremë: Kemi 14 muaj që themi çmimi do mbrohet siç po mbrohet dhe s’e kemi deklaruar kurrë diçka të tillë! Pse e bëjnë?,”- shkruan Rama në një postim në Twitter.

Në fakt, askush nuk flet për rritje çmimit, por për një fashë që është vendosur nga qeveria, duke u bazuar nuk i dihet se ku pasi nuk është bërë publik asnjë studim. Megjithatë është vendosur që për të gjitha familjet që shpenzojnë mbi 800 këh, çmimi i energjisë do të ndryshojë me 42 lekë. Pra rrjedhimisht çmimi rritet.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47558 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE