Tjetërsimi i pronave te Rana e Hedhun, Policia e Lezhës dështon në arrestimin e të dënuarve

vovalbania October 30, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tjetërsimi i pronave te Rana e Hedhun, Policia e Lezhës dështon në arrestimin e të dënuarve

Pas dënimit nga Gjykata e Apelit në Shkodër për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, policia e Lezhës është vënë në lëvizje për prangosjen e personave të dënuar. I vetmi person që ndodhet tashmë në qeli është vetëm ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj i cili u vetëdorëzua në polici mbrëmjen e së premtes, ndërsa për personat ende nuk ka asnjë gjurmë.

Prej dy ditësh policia vijon kontrollet për prangosjen e tyre, por pa ia arritur qëllimit. Në këto kushte, ata pritet të shpallen në kërkim ndërkombëtar, pasi nuk përjashtohet mundësia që të jenë larguar jashtë territorit shqiptar.

Gjykata e Apelit në Shkodër dha këtë të premte, 28 tetor, vendimet në lidhje me akuzat për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin për 18 persona. Ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj dhe ish-kryetari i Qarku Gjok Ndoka u dënuan me nga 3 vite burg.

Gjykata gjeti fajtor dhe 16 zyrtarë e qytetarë të përfshirë në tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë në bregdetin e Ranës së Hedhun në Shëngjin, por duke bërë disa ndryshime nga vendimi i dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Për ish-nënkryetarin e Bashkisë Enver Hafizi dhe ish-juristin e bashkisë Ardenis Haxhia dënimi me burg u konvertua me shërbim prove, ndërsa ish-futbollisti Renato Malotaj i cili u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Lezhës u dënua nga Apeli me 1 vit shërbim prove.

2 përfitues të pronave të tjetërsuara po ashtu u lanë në dënim me kusht. Për personat e tjerë, Apeli la në fuqi vendimet e Gjykatës së Shkallës së parë Lezhë e cila i kishte dënuar nga 1 deri në 3 vite burg.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48171 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE