Yll Limani na tregon se çfarë ka ndodhur në prapaskenat e klipit të këngës së re!

vovalbania October 30, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Yll Limani na tregon se çfarë ka ndodhur në prapaskenat e klipit të këngës së re!

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku emocion, çfarëdo moshe që ata të kenë.

Së fundmi Yll ka publikuar këngën e tij të re, e cila titullohet “Malet” dhe mund të themi se u pëlqye menjëherë nga publiku, pasi ka kaluar vetëm dy ditë nga publikimi dhe ka arritur të kaloj 1.6 milionë klikime në platformën YouTube. E ditën e sotme artisti ka shpërndarë në Instagram një video përmbledhëse se çfarë ka ndodhur gjatë xhirimeve të klipit të këngës së tij të re, ku dhe ka shkruar:

Brohoritje për të gjithë ata që punuan në këtë videoklip të sëmurë!

Së fundmi në rrjet kanë qarkulluar lajme se artisti këtë herë do të punojë për një projekt që ka një impakt më të madh, duke synuar të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovizion 2023. Mirëpo, duket se të gjitha këto lajme nuk janë të vërteta pasi ka qenë vetë këngëtari që me anë të një Instastory e ka mohuar pjesëmarrjen e tij.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48466 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE