Elgit Doda ‘thumbon’ personazhet e njohur që u maskuan për Halloween?

vovalbania October 31, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Elgit Doda ‘thumbon’ personazhet e njohur që u maskuan për Halloween?

Nuk quhet festë e Halloween-it nëse në club-et e natës apo në rrugë, nuk shihni vajza me kostume seksi të veshura si infermiere, djallushe, apo në uniformë shkolle. Padyshim që edhe VIP-at tanë e të huaj janë pjesë e këtij trendi dhe shpesh bëhen inspirim për njerëzit. Megjithatë edhe pse Halloween është një organizim ku njerëzit duhet të maskohen si personazhe të frikshme, por kemi parë shpesh që vajzat më shumë se sa të frikshme vishen tejet provokuese.

E duket se lidhur me këtë producenti Elgit Doda ka vendosur të ‘thumbojë’ disa nga personazhet e njohur që janë veshur kështu, ku me anë të një Instastory ka shkruar:

Me pak fjalë vazhdon e ngatërrohet festa Halloween me Karnavalet

Çfarë ndodh në rastet kur bëhen frymëzim për njëra- tjetrën?

Një gjë e tillë ka ndodhur me Antonela Berishën dhe dy motrat Istrefi. Teksa ditën e djeshme, Nora dhe Era kanë ndarë me ne ‘look-un’ e tyre për Halloween, teksa janë shfaqur të veshura me ‘body duke pozuar për revistën e PlayBoy’. Mund të themi me plot gojë se dy bukuroshet dukeshin me të vërtetë shumë seksi, por nuk janë të vetmet. Vetëm para pak minutash ka qenë Antonela ajo që ka ndarë ‘look-un’ e saj që duket shumë i ngjashëm me atë të vajzave, ku ndryshon vetëm ngjyra e veshjes së saj e cila është e zezë, pasi Era ka zgjedhur ngjyrën rozë dhe Nora të kuqen. Jo vetëm ‘look-u’, por dhe pozicioni i fotos është tejet i ngjashëm.

Sa i përket asaj se a e objektivizon veten një vajzë nëse vishet seksi për Halloween, ekspertja e etikës dhe lidhjeve, April Masini, thotë se nëse një vajzë ndihet se duhet të vesh kostum seksi për t’u pranuar në shoqëri, atëherë padyshim se kjo shkakton një ndjenjë se ajo është duke u ‘poshtëruar’. Por, nëse një vajzë vesh kostume seksi sepse është argëtuese dhe ndihet e lumtur, atëherë për të nata e Halloween-it do të jetë vetëm një eksperiencë pozitive.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45397 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE